​Mot më i ftohtë dhe me reshje shiu, këto do të jenë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Nga fundjava, sipas parashikimeve të fundit, priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Europë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, si pasojë e kalimit të frontit të ftohtë, që solli të reshura dhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga nesër dhe ditët e ardhshme, sërish nuk parashihen erëra të mjaftueshme, çka do të ndikojë në rritjen e ndotësve, e si rrjedhojë edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diele, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohë pas kohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 7C. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s.

Shi do të ketë edhe disa ditë – Ja kur rikthehet të nxehtit (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Prishtina Weather ka bërë të ditur se edhe ditët e para të javës që po nis do të jenë me shi. Ndërsa, moti stabil e me diell do të rikthehet nga e mërkura, raporton Periskopi.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se temperaturat minimale do të luhaten nga 13 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale nga 20 gradë do të rriten deri në 28 gradë.

Lexoni të plotë njoftimin e tyre për motin:

Ditëve të para të javës me shi, nga e mërkura mot stabil dhe kryesisht me diell

8.07.2018 – Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore që sollën të reshurat në fundjavë, do të mbeten mbi rajon edhe ditëve të para të javës. Nga dita e mërkurë fusha stabile të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të sjellin kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

9.07 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës mot kryesisht me vransira, me shtrëngata të shpërndara me shi.

10.07 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shu, me mundësi edhe për bubullima. Në mbrëmje priten kthjellime.

11.07-12.07 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën në mëngjes në lugina mundësi për mjegull.

13.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit pasi kanë pësuar rënie nën vlera mesatare, nga mesi i javës sërish do të rriten rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 20C, do të rriten deri në 28C.

Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga krahu veriore 1-5m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale me tendencë në rritje.