Kur Allahu është në anën tënde – mënyra si i shpëtoi ky motorist më të keqes është e pashpjegueshme

Periskopi.com Sporti

Ishte një garë kaotike për Çmimin e Madh të Katalunisë në Moto 3, me Marcos Ramirezin që triumfoi në fund.

Një gjë e rrallë ndodhi në xhiron e fundit të garës me protagonist ngasësin e Petronas Sprinta Racing, John McPhee.

McPhee për një moment humbi kontrollin e motoçikletës derisa iu ngritën këmbët në ajër, në atë që duket fillimisht se do të jetë aksident me pasoja të rënda.

Por për befasinë e të gjithëve, ai arrin t’i shmanget kontaktit me tokën pasi rimerr kontrollin e mjetit duke e evituar më të keqen në mënyrë spektakolare.

Shikoni incidentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/