Pas rrahjes zgjidhen dy kryetarë për nëndegën e Matit, LDK s’e pranon

Periskopi.com Lajme

Gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat shpërtheu dhuna në mes të përkrahësve të kandidatëve për kryetar të kësaj nëndege, Sherif Vrajolli dhe Remzi Gashi.

Përkrahësit e Gashit thanë për Klan Kosovën se arsyeja e shpërthimit të dhunës ishte mos-përmendja e disa emrave për propozim të kryesisë nga udhëheqësi i mbledhjes, Sherif Vrajolli.

Ata thanë se Vrajolli nuk e ka përmendur nëse ka pro ose kundër sepse kanë pasur votat e të pranishmëve.

Në këtë pikë kanë filluar të shahen dhe të fyhen dhe më pas ka ardhur deri te përleshja. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia dhe i kanë shoqëruar në stacion tre persona- dy prej të cilëve përkrahës të Remzi Gashit.

Ndërsa, përkrahësit e Sherif Vrajollit kanë mohuar se incidenti ka filluar nga ana e tyre duke thënë se ai filloi pas përmendjes së emrit të deputetit Arban Abrashit.

Më pas ata janë kthyer dhe me 30 delegatë e kanë zgjedhur Sherif Vrajollin për kryetar të nëndegës edhe pse nuk kanë pasur kuroum.

Por të njëjtën e kanë bërë edhe përkrahësit e Gashit, të cilët kanë shkuar në një lokal dhe kanë zgjedhur edhe ata kandidatin e tyre si kryetar të nëndegës.

Mirëpo, kundër kësaj ka dalë LDK-ja, e cila tha se një rast i tillë me dy kryesi është i paprecedentë dhe se nuk e mirëpret një proces të tillë.

Zgjedhjet në këtë nëndegë do të mbahen edhe njëherë.

Këta janë personat e shoqëruar në polici

Periskopi.com Lajme

Rrahja mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Mati Prishtinë nuk ka shpëtuar pa të arrestuar.

Ndërsa Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit, policia ka shoqëruar kandidatin për kryetar të nëndegës me iniciale R.G. dhe ish- nënkryetarin Avdullah Krasniqi sipas burimeve të Kp.