Nënkryetari i Listës Serbe: Palmer na ka thënë se nuk ka qeveri pa Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë sot se zyrtari amerikan, Matthew Palmer beson se qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa përfaqësuesit e Listës Serbe.

Sipas Simiqit, Palmer ka thënë se shmangia e Listës Serbe është një shkelje flagrante e Kushtetues dhe të gjitha rregulloret e kundërshtojnë atë që Albin Kurti e deklaron.

Simiq ka theksuar se taksa ndaj Serbisë duhet të shfuqizohet dhe t’i hapet rrugë dialogut.

“Ekziston frika se ky proces do të vazhdojë të mbetet i bllokuar për një kohë të pacaktuar, kryesisht për shkak të ngurrimit të politikanëve shqiptarë për të hyrë në procesin e themelimit të institucioneve”, ka deklaruar Siqmi, njofton kp.

Palmer pritet që nesër të vizitojë Beogradin dhe të takohet me përfaqësues të shtetit serb.

Simiq: Qeveria pa Listën Serbe është antikushtetuese

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe dhe bartës i listës zgjedhore të këtij subjekti politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Igor Simiq, ka thënë se subjekti i tij politik ka fituar zgjedhjet në mjediset me shumicë serbe dhe tashmë ka të drejtën e garantuar me të gjitha aktet juridike të Kosovës, që të propozojë anëtarët për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ai thotë se “synimi për t’ia hequr të drejtat popullit serb dhe në vend të përfaqësuesve legalë dhe legjitim në Qeveri, Prishtina të fusë serbë më të pranueshëm, është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe me Kushtetutën, si dhe paraqet gabim të njëjtë, sikur se që e kanë bërë serbët në vitet ‘90, duke marrë në institucione shqiptarë të përshtatshëm”.

“Ajo qeveri do të ishte jokushtetuese, si dhe një sjellje e tillë do të tregonte fytyrën e vërtetë të liderëve politikë, të cilët e kanë gojën plot me sundim të ligjit”, ka thënë Simiq.

Ai ka shtuar se do të ishte cinike që dikush që ka fituar 26 për qind të votave të bashkësisë së tij, të vë në pikëpyetje pozitën e Listës Serbe, e cila ka marrë 96 për qind të votave të bashkësisë serbe.

Gjithashtu sipas tij, pozitën e përfaqësuesve të Listës Serbe ua ka besuar populli me votë dhe nuk e presin atë si dhuratë nga kushdo.

“As neve nuk na pëlqejnë përkrahësit e idesë shqiptaro-madhe, por ne nuk mund të zgjedhim se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët, sepse për ketë vendosin fqinjët tanë, shqiptarët”, tha Simiq.

Lista Serbe: Asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa ne

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, u ka thënë medeve serbe se asnjë qeveri kosovare nuk mund të bëhet pa Listën Serbe.

Vulini i quan “siptari” Albin Kurtin dhe shqiptarët e Kosovës, ndërsa drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, porositi Kurtin se “nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe e as shtet të pavarur të Kosovës”. Kurti: Në Qeverinë time do të jetë një serb, por jo nga Lista Serbe, shkruan Zëri.

Krerë të Listës Serbe, e cila ka fituar të 10 mandatet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë janë alarmuar nga deklarimet e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti (LVV), i cili ka siguruar se në Qeverinë e tij do të ketë edhe serbë, por asnjë nga Lista Serbe. Sipas Kurtit, Lista Serbe është faktikisht shteti i Serbisë dhe për këtë arsye edhe nuk mund të jetë në Qeverinë e tij asnjë anëtar i Listës Serbe.

I pari që ka reaguar ashpër është nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, i cili u ka thënë medieve serbe se nëse Kurti dëshiron të formojë qeveri legjitime, atëherë duhet të trokasë në derën e Listës Serbe.

Simiq tregon se a do të votojë Lista Serbe shpërndarjen e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka njoftuar se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e këtij organi më të lartë legjislativ.

Simiq tha për TV Prva se nuk mund të parashikohet me siguri nëse Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër.

Vendimi për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pak kohë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Seanca mbahet nesër nga ora 10:00.

Lista Serbe deklarohet pas takimit Pompeo-Vuçiq

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha qëndrimi i sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa, është në përputhje me atë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë.

Ai në këtë mënyrë ka komentuar takimin e sotëm në Nju Jork të presidentit Vuçiq dhe sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, ku është biseduar për Kosovën.

“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë. Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, tha Simiq.

Simiq tregon se a do të marrë pjesë Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme

Periskopi.com Lajme

Të gjitha partitë në vend deri më tani janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Të premten, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, kjo për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Në bazë të Kushtetutës, me dorëheqjen e tij nënkuptohet edhe rënia e Qeverisë.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, partitë në Kosovë u shprehën të gatshme dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.

Edhe Lista Serbe ka lënë të nënkuptojë se do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në momentin kur kjo parti u largua nga Qeveria e jo tani kur Haradinaj ka dhënë dorëheqje, transmeton lajmi.net.

“Ne gjithmonë do të luftojmë për popullin tonë, populli serb dëshiron përfaqësues legjitim”, ka thënë Simiq për “Tv Prva”.

Ai po ashtu shtoi se Qeveria e Kosovës ka rënë në momentin kur Lista Serbe është larguar nga Qeveria e jo tani kur Haradinaj ka dhënë dorëheqje.