Thaçi paralajmëron një takim në Presidencë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën, raporton Periskopi.

Rama së bashku me ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, do të jenë mysafirë në Kabinetin e Presidentit sot nga ora 10.

Gjatë këtyre garave prestigjioze, ekipi i FSK-së fituan medaljen e argjendtë. /PERISKOPI