302 vullnetarë dhe 18 organizata në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit një grup i madh vullnetarësh në mënyrë individuale ose të organizuar kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Aktualisht janë 302 vullnetarë individualë të cilët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora gjithashtu dhe një numër i madh i tyre nga Kosova, deklaroi zv. ministrja e Drejtësisë, Fioralba Caka gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Vullnetarët janë angazhuar menjëherë në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti. Grupi i vullnetarëve ka qenë kryesisht në Durrës, Shijak, Krujë, Bubq etj. Për të organizuar më mirë vullnetarët dhe për të çuar ndihmat atje ku ka nevojë menduam të centralizojmë informacionin dhe për këtë arsye tek faqja e-Albania i kemi dhënë mundësi çdo qytetari, vullnetari apo organizate jo fitimprurëse të regjistrohet duke specifikuar sa herë në ditë ata mund të shërbejnë, në çfarë harku kohor dhe frekuence, në çfarë vendesh dhe çfarë shërbimi mund të japin”, shprehet Caka për ATSH-në.

Caka thekson se, “aktualisht janë 302 vullnetarë individualë të cilët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe gjithashtu dhe Kosova ka një numër të madh vullnetarësh që po shërbejnë në zonat e prekura nga tërmeti. Gjithashtu kemi dhe 18 organizata jo fitimprurëse të cilat po veprojnë në terren. Mënyra sesi janë organizuar deri më tani organizatat jo fitimprurëse është se në qendrat e akomodimit ata janë munduar të krijojnë kampe ose qendra të vogla lojërash për fëmijët”.

“Pranë çdo qendre janë vendosur vullnetarë nga Urdhri i Psikologëve, ku aktualisht ka 350 psikologë të cilët po ofrojnë shërbimin e tyre të mbështetjes psikologjike në gjitha vendet ku janë akomoduar qytetarët e dëmtuar nga tërmeti. Janë mbi 1500 persona deri tani që kanë marrë shërbim psikologjik”, vijoi Caka.

Për shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti Caka shpjegon se, “po mundohemi të operojmë me dy sisteme, sistemi i parë ka qenë ai i Rezervës Shtetërore, ku çdo gjë shkon tek Rezerva Shtetërore dhe pastaj seleksionohet dhe shpërndahet sipas nevojave. Sistemi tjetër me të cilin ne po koordinojmë tani është që vet organizatat, qytetarët mund ta çojnë ndihmën direkt atje ku duhet”. /atsh

 

 

 

 

 

 

Organizata rinore e Kosovës ndihmon 300 familje në Laç

Periskopi.com Lajme

Ndihma e kosovarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nuk po ndalen.

Gjatë ditës së sotshme organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit, transmeton Indeksonline.

Këto ndihma janë dhënë në bashkëpunim me Bashkinë e Laçit dhe  kryebashkiaken, Majlinda Cara.

Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. Ato përfshinin veshmbathje, pako ushqimore e higjenike.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!” ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”.

Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi.

 

27 organizata dhe shoqëria civile kërkojnë heqjen e presionit publik në KShC

Periskopi.com Lajme

27 organizata dhe 6 individë të shoqërisë civile kanë dalë në mbështetje të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, lidhur me vendimin e marrë ditë më parë për mos akreditimin e disa universiteteve.

Përmes një deklarata të përbashkët, ata kanë konfirmuar vendosmërinë për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve arsimore.

“Përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore.

Po ashtu i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë”, thuhet në njoftimin për media.

Më poshtë deklarata e plotë :

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MBËSHTETJEN E PAVARËSISË SË AGJENCISË SË KOSOVËS PËR AKREDITIM

Ne të poshtëshënuarit, përmes kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore. Përmes kësaj deklarate i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Po ashtu u kërkojmë atyre të mos marrin asnjë veprim për çështjet e akreditimit pasi kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve. Përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen.
Ne zotohemi se do të bëjmë gjithçka që është në duart tona si qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera aktive, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë.

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
KEC – Qendra për Arsim e Kosovës
Admovere
GLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe Politike
D4D – Demokraci për Zhvillim
KFOS-Fondacioni për Shoqëri të Hapur
PIPS-Instituti i Prishtinës për Studime Politike
KCSF – Kosovo Civil Society Foundation
ATRC – Advocacy Training and Resource Center
CDF – Community Development Fund
CEL – Centre for Equality and Liberty
FES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë
IPOL
Ec Ma Ndryshe
KDI-Instituti Demokratik i Kosovës
Lëvizja FOL
IKS-Iniciativa Kosovare për Stabilitet
OJQ Global Shapers Community Prishtina
ISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social
Terre des Hommes Kosovo
KYC – Kosovar Youth Center
YIHR-Youth Initiative for Human Rights
BPRG-Balkans Policy Research Group
Demokracia Plus
OJQ Mileniumi i Ri
OJQ Qendra e Rinisë Drenas
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Individët
Veton Surroi – Shkrimtar
Imer Mushkolaj – Analist
Hekuran Murati-analist
Berat Buzhala – Gazetar
Nora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të Njeriut
Jeta Berisha – Aktiviste

‘Kryeministër mos ndërhyj në punët profesionale të Këshillit Shtetëror për Cilësi’

Periskopi.com Lajme

Organizata, “Demokracia Studentore”, përmes një komunikate ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos ndërhyjë në punët e Këshillit Shtetëror për Cilësi.

Demokracia Studentore kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që mos të ndërhyj në punën profesionale të Këshilli Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Sipas kësaj organizate, universiteteve që nuk ju kanë akredituar programet, rektorëve dhe politikës ju kanë shërbyer vetëm për ti punësuar njerëzit e tyre, dhe janë dëm të studentëve pasi që në këto universitete ka sasi dhe jo cilësi.

“Ne të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se para pak ditësh rektor i universitetit Fehmi Agani në Gjakovë është zgjedhur një anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryeministri nuk ka reaguar fare edhe pse është shkelur statuti i universitetit” ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore.

“Ne si organizatë studentore i bëjmë thirrje Këshilli Shtetëror të Cilësisë të qëndrojë karshi vendimeve profesionale që i ka marrur për mos akreditimin e programeve në Universitetin e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës,  pasi që ky vendim kontribuon në cilësinë e arsimit në Kosovë dhe është në dobi të studenteve dhe vendit”, shtoi ai.

Haliti thotë se tashmë dihen se kush janë shefat e “Syrit të Popullit”

Periskopi.com Lajme

Shefat e “Syrit të Popullit”, sipas Xhavit Halitit, përafërsisht deri tash dihen.

I pyetur nëse ata mund të jenë njerëz aktivë në politikë, Haliti u përgjigj se ekzistojnë foto të pjesëtarëve edhe me njerëz që aktualisht janë në politikë.

“Një ditë do të flasin shefat e tyre, të cilët përafërsisht dihen, janë takimet që kanë bërë me ta. Takime kanë pasur edhe me njerëz që janë aktiv në politikë dhe ka edhe fotografi. Nuk mund të flas për diçka që nuk është detyrë e imja”, ka thënë Haliti.

Sipas Halitit, Sabri Ramabaja, i arrestuar nën dyshimin se ishte anëtar i “Syrit të Popullit”, “ka pasur mundësi t’i bashkohej luftës, por u bë trim pas lufte”./Koha.net