Në Osijek të Kroacisë do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Periskopi.com Lajme

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe.

Janë këto vatra arsimore në të cilat ruhet identiteti kulturor dhe kombëtar i fëmijëve të bashkëkombësve tanë që jetojnë dhe punojnë atje.

Mirëpo së shpejti në këtë qytet, që paraqet qendër të prefekturës Baranjë-Osijekut, pritet të hapet edhe shkolla e mesme shqipe, që do të jetë shkolla e dytë e tillë në Kroaci, pas shkollës së mesme shqipe në Zarë.

Është ky lajm i mirë për mijëra shqiptarë që jetojnë si në Osijek, po ashtu edhe në prefekturën e Baranjës, vlerëson arsimtari i gjuhës shqipe në këtë prefekturë, Mendu Imeri.

“Komuniteti shqiptar është në mesin e komuniteteve mjaft të respektuara dhe të pranuara zyrtarisht në Kroaci. Ky respekt është rezultat i sakrificës që kanë bërë shqiptarët në luftën për mbrojtjen e Kroacisë nga agresioni i Armatës Jugosllave dhe serbe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Njëri ndër shumë shqiptarët që i është bashkuar luftës kroate kundër agresionit serb, ka qenë gjeneral Esat Çollaku, epror i Ushtrisë kroate dhe gjeneral në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aktualisht ai është kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Kroaci. Shqiptarët e Kroacisë janë të përfaqësuar politikisht në dy shkallët e pushtetit lokal, por edhe në Parlamentin kroat, përmes deputetes Ermina Lekaj- Përnaskaj” tha Imeri njofton RTK .

Në Kroaci jetojnë mbi 30 mijë shqiptarë, por numri real është diku 40 mijë, sepse një pjesë e tyre deklarohen si boshnjakë ose kroatë.

Bashkësia Shqiptare në këtë vend ka filluar aktivitete intensive që këta shqiptarë, që konsiderohen të jenë 7 mijë, të regjistrohen sërish si më parë dhe zyrtarisht t’i rikthehen trungut kombëtar.

Gerrard paralajmëron lojtarët e tij para përballjes me ekipin shqiptar nga Shkupi

Periskopi.com Sporti

Steven Gerrard ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk ka kurrfarë shfajësimi në rast se nuk ka arrijnë të eliminojnë klubin minor të Maqedonisë FK Shkupi.

Në Ibrox, skuadra skoceze Glasgow Rangers e kishte fituar takimin e parë me rezultatin 2-0 në raundin e parë të Ligës së Evropës.

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në ballkan kanë shqetësuar lojtarët e ekipit skocez por edhe vet trajnerin Gerrard, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

“Të gjitha justifikimet nuk çojnë pesh tek unë dhe ato janë për lojtarë të tipit të skuadrave të vogla”, tha Gerrard.

“Nuk do të jetë lehtë edhe për ata sepse nuk kanë luajtur shumë ndeshje gjatë vikendeve”.

Nëse skuadra e Gerrard arrin ta eliminojë ekipin maqedon, atëherë në raundin tjetër do të përballet me ekipin kroat Osijek.

“Ne nuk jemi këtu të shfaqim vetë-besim të lartë”, thotë Gerrard. “Është një lojë e Ligës së Evropës. Është shumë e rëndësishme që ju të tregoni respekt ndaj atyre që e meritojnë”./Periskopi/

Steven Gerrard has warned Rangers that there is no excuse for failing to finish off  FK Shkupi

Gerrard's Ibrox side hold a 2-0 lead from their Europa League first qualifying round first leg

Gerrard wants to avoid a repeat of last year's exit to Luxembourg-based Progres Niederkorn