Në natën e Fiter Bajramit, Petrol Company shpërndanë 85 pako ushqimore për familjet skamnore

Periskopi.com Lajme

Petrol Company vazhdon me aktivitetet e saj humanitare, dhe sot Petrol Company  në këtë natë të Fiter Bajramit nuk i harrojë edhe familjet në nevojë dhe fëmijët jetim, ku  vendosi t’i shpërndajë 85 pako ushqimore për 85 familje në nevojë.

Shpërndarja e pakove  u bë në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës.

Shumë urime dhe falënderime të shumta pati nga këto familje drejtuar Petrol Company-së, për ndihmën që ju është ofruar në këtë natë Bajrami dhe që nuk janë harruar.

Petrol Company sot vizitojë edhe familjen Bajrami ku ju dërgoj pako ushqimore, familje të cilës pak ditë më parë Petrol Company dhurojë çelësat e shtëpisë, gjest i cili u prit shumë mirë nga Besimi kryefamiljari.

Përfaqësuesit e Petrol Company thanë që nuk do të jetë hera e fundit që jemi afër këtyre familjeve, ne do të jemi një ndihmesë për këto familje  kohë pas kohe sa herë të jetë e nevojshme e sidomos festave.

Në anën tjetër përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës falënderuan Petrol Company qe vazhdimisht kontribuon në këto familje dhe bashkëpunon me Komunën e Fushë Kosovës.

Petrol Company shpërndan 85 pako ushqimore për familjet skamnore

Periskopi.com Lajme

Në natën e Fiter Bajramit, 85 familjeve në nevojë nga komuna e Fushë Kosovës u janë shpërndarë pako ushqimore.

Petrol Company në bashkëpunim me komunën e Fushë Kosovës, të cilët kanë bërë edhe përzgjedhjen e familjeve të cilët kanë kushte të rënda ekonomike, kanë bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore, në prag të kësaj feste.

Merita Hasimi – Rracaj nga Fushë Kosova është nënë e pesë fëmijëve jetimë.

Ajo tha  se kjo pako ushqimore do t’i mundësojë që të mbajë këtë festë të madhe për fëmijët e saj.

“Në natë bajrami një nanë me jetimë keni gëzuar, falënderoj edhe komunën, falë shoqatave humanitare ne jetojmë… besoj që kjo pako ushqimore kryen punë shumë”, tha Hasimi-Rracaj.

Njëjtë thotë edhe Liridona Shabani nga Fushë Kosova, e cila përfitoi nga ndihmat e Petrol Company.

” Jam nënë e pesë fëmijëve, pesë djem i kam, jetoj në një banesë me qira… kush na ndihmon neve e falënderoj shumë… mendoj që po, po, sa për këta fëmijë kryen punë”, tha Shabani.

Për këto pako ushqimore, Asmije Kajtazi falënderon komunën e po ashtu Petrol Company të cilët sipas saj ia kanë dhënë mundësinë që ta ketë sofrën plot për festën e Bajramit.

“Jam nënë vetushqyese me dy vajza, e falënderoj komunën fillimisht që më ka zgjedh që me marr ndihmë, e falënderoj Petrol Company që ma ka dhënë mundësinë në këtë Bajram me i gëzu fëmijët. Jam nënë vetushqyese, nuk kam kërkah të ardhura, me një ndihmë sociale, jam edhe e sëmurë, me qira banoj, normal që ma ka mundësuar me prit më mirë se viteve tjera”, tha Kajtazi.

Nga komuna e Fushë Kosovës bëjnë të ditur se kanë bërë përzgjedhjen e 85 familjeve që kanë më shumë nevojë për ndihma.

Ramadan Halili, zyrtar për Mireqenie Sociale, në  këtë komunha tha se Petrol Company në b vazhdimësi është pranë qytetarëve dhe familjeve në nevojë.

“Ne si komunë kemi përzgjedhur 85 familje, raste sociale me gjendje ekonomike jo të mirë. Me këto pako përfshihen gjëra ushqimore për hir të Fitër Bajramit dhe muajit Ramazan, kështu që në kontinuitet Petrol Company është pranë qytetarëve dhe familjeve skamnore të komunës tonë”, tha Halili.

Përveç kësaj feste, Halili zotohet se në bazë të subvencioneve që ka komuna, ndihmojnë dhe përkrahin herë pas here familjet në nevojë.

Valentina Mekani, menaxhere në Petrol Company thotë se këto pako ushqimore janë më e pakta çfarë mund të bëjnë për familjet në nevojë në Kosovë, për çka thotë se synojnë që të njëjtit të kenë se çfarë të hanë në këtë festë.

Ajo ka përmendur edhe aktivitetet tjera humanitare që kanë pasur së fundmi.

” Ne javën që shkoj kemi pasur kampanjë humanitare, ku prej të cilës e kemi ndërtuar një shtëpi për familjen e parë në nevojë. Me shumë kënaqësi i kemi dorëzuar çelësat. Edhe në datën 1 qershor, kemi shku kemi shpërndarë dhurata në klinikën e Pediatrisë, më konkretisht në repartin e leukemisë. E menduam më intenzivisht që të përgatitemi edhe për 85 familjet, një kërkesë që iu kemi drejtuar komunës, sipas propozimeve që i kemi pasur 85 familje në nevojë, kemi menduar që të jemi sa më të kompletuar me pakot ushqimore, duke filluar prej ushqimit, ëmbëlsirave, pajisjet si detergjent dhe të tjera”, tha Mekani.

Petrol Company përmes kampanjës humanitare “Nga një cent për çdo litër, gëzojmë 8-të familje”, para pak ditësh ka bërë me shtëpi të re familjen dhjetë anëtarëshe të Besim Bajramit në Fushë Kosovë.