Sistemi zgjedhor u jep hapësirë partive politike për të manipuluar me votat

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor u vlerësuan mjaftë demokratike, por që procesi i numërimit vuri në pah edhe njëherë manipulimet e shumta nga komisionarët e partive politike, që po vlerësohet se e dëmtuan gjithë procesin zgjedhor.

Në anën tjetër përveç 314 vendvotimeve që janë rinumëruar, dhe 530 që janë në proces e sipër të rinumërimi, proces ky q[ pritet të përfundoj sonte, shumë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe subjekte politike nëpër rrjetet sociale kanë bërë publike parregullsi të shumta gjatë numërimit të fletëvotimeve në natën e 6 tetorit.

Përmes publikimi të formularëve dhe fletëvotimeve kandidatë të disa subjekteve politike kanë deklaruar për manipulime me vota nw zgjedhjet e parakohshme parlamentare tw 6 tetorit.

E përkundër  kësaj në Qendrën për Numërim dhe Rezultate thonë që pas pwrfundimit tw procesit tw rinumërimi tw 530 vendvotimeve gjasat janë të pakta që të ketë rinumërime të vendvotimeve tjera.

Kështu të paktën ka bërë të ditur për KosovaPress, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj i cili tha ndoshta mund të shkojw në rinumërim edhe ndonjë vendvotim por që numri i tyre do jetë shumë i vogël.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka identifikuar të gjitha ato rastet më të mëdha që besojmë që mund të jenë edhe prej rasteve të fundit të cilat i ka identifikuar me mospërputhje, mirëpo akoma jemi në procesimin e të dhënave dhe duhet të bëhen të gjitha korrigjimet në mënyrë që gjithçka të përputhet sa i përket numrit të votave, numrit të nënshkrimeve dhe numrit të votave në mes subjektit dhe kandidatëve. Pas kësaj ndoshta mund të dal edhe ndonjë vendvotim por numri do të jetë shumë shumë i vogël… Nëse nuk do të ketë mospërputhje konsiderojmë që më nuk do të ketë rinumërime”, u shpreh ai.

Në anën tjetër në një nga mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kryetarja, Valdete Daka iu ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovë që të jenë të pranishëm bë QNR me qëllim që të merren prova rreth mundësisë së manipulimeve në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Madje ajo ka akuzuar komisionerët e subjekteve politike se ata po e dëmtoj procesin zgjedhor.

E lidhur me këtë pajtohet edhe drejtori ekzekutiv i Grupit për Studimet Juridike dhe Politike, Naim Rashiti i  cili po vlerëson se procesin zgjedhor  po e dëmton vetë sistemi zgjedhor dhe guximi i subjekteve politike për të manipuluar me votën e qytetarëve.

Rashiti teksa shprehet i bindur se edhe në vendvotime që nuk i janë nënshtruar procesit të rinumërimit ka gabime, thotë se në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka qenë mjaftë e pranishme dukuria kur një kandidati i një subjekti politik i janë hedhur votat e kandidatit tjetër që i takon po të njëjtës parti.

“Dëmet që vijnë ekskluzivisht nga sistemi zgjedhor dhe nga guximi i subjekteve politike për ta manipuluar etablimin e rezultateve numërimin e votimit e votave, vendosjen e votave në formularët e caktuar. Kjo vjen kryesisht për shkak të sistemit zgjedhor që u lihet hapësirë për të manipuluar dhe besojmë që është hera e fundit që të ulemi dhe ta rimendojmë mirë për sistemin zgjedhor të eliminohen defektet sepse këtu kemi një paradoks të madh ku guximshëm i merren votat një kandidati i hidhen dikujt tjetër, është përsëritur aq shumë në këto zgjedhjeve sa që nuk është rastësisht dhe nuk është gabim teknik, dhe e dyta ka të bëjë me mënyrën e kandidimit të kandidatëve ku ata që bëjnë fushat, që lobojnë shumë, të cilët manipulojnë opinionin arrijnë të futen lartë në listë”, tha ai.

Lidhur me atë se a është ngritur ndonjë kallëzim penal nga Prokuroria e Shtetit lidhur me parregullsitë e evidentuara që quan në rinumërim KosovaPress nuk ka marr ndonjë përgjigje konkrete.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu përmes telefonit ka thënë se për këtë çështje aktualisht nuk mund të flasin rreth kësaj çështje dhe se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kohë pas kohë po qëndrojnë njësite të prokurorisë dhe policisë së Kosovës.