Rama zbulon detajet e takimit me Erdogan

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama pas konferencës doli në një deklaratë për shtyp së bashku me presidentin Erdogan dha më shumë detaje për takimin.

“Takimi me Erdogan zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëranë të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithë anshme, nuk flasim vetëm për çadra kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, tha ai për TCH.

“Kryeministri zbuloi se ka folur edhe me Macron për ndihmën në këtë situatë, “ai është në gatishmëri për ta mikpritur një samit të tillë për Shqipërinë, por është në diskutim. Po punojmë ndërkohë më ekspertët e huaja për të përgatitur raportin e post katastrofës”, tha Rama.

Muzetë dhe kalaja e Krujës hapen për vizitorët pas tërmetit

Periskopi.com Lajme

Kruja i hapi sot muzetë e saj dhe portat e Kalasë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Drini Masha, përgjegjës i turizmit në bashkinë e Krujës, tha për ATSH-në se “Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik Krujë u vizituan nga profesoresha Aya Kubota, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokyo-s, Japoni, e cila tha se dëmtimet nuk e rrezikojnë vizitorin që do të shohë Krujën”.

Masha i fton të gjithë vizitorët vendas, por edhe të huaj të vizitojnë Krujën, të bëjnë shëtitije në Kala, të vizitojnë muzetë e këtij qyteti historik, si dhe Pazarin e vjetër.

Sipas tij, turizmi në Krujë, nuk njeh sezon turistik, pasi ka një turizëm gjithëvjetor dhe është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Mbi 100 mijë vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Bilanci pas tërmetit: Në Tiranë 187 banesa të dëmtuara, në Durrës 56 persona në spital dhe 188 banesa të dëmtuara

Periskopi.com Lajme

Qeveria është mbledhur në ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke folur për dëmet tha se ka pasur kryesisht dëme materiale në Durrës dhe Tiranë.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhët një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurut për t’i dëmshpërblyer”, tha Xhaçka.

Ndërkohë prefektja e Tiranës Suzana Jahollari raportoi se: Në orën 18: 00 u mblodh komisioni i emergjencave Tiranë duke parë situatën , popullsia pati panik. Duke parë që më shumë kishte panik se dëme vendosëm të ngrinim qendrat e emergjencave përveç 4 qendrave të bashkisë, për tu treguar qytetarëve se nuk ishin vetëm. Aty ku ishin më tepër dëmtimet ngritëm 6 qendra pritëse, shpërndamë batanije, ujë dhe kishte edhe ambulanca.

Pas orës 12 pati panik më shumë sidomos te Don Bosko. Sollëm çadra. Në 6 të mëngjesit montuam 19 çadra. Njerëzit nuk pranonin të iknin në qendra sociale.

Aktualisht ka punonjës në terren, që 187 dënime banesash, 20 pallate me çarje, Por do bëjmë vlerësime të mëtejshme.

Prefekti i Durrësit ndërkohë tha: “Njerëzit ishin në panik të madh. bashkëpunuam me strukturat për të ulur panikun. Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion grupet e emergjencës, nuk kishte viktima, 56 të ardhur në spital 21 me fraktura.

Kemi 188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate”