Arrin në 73 numri i personave të vdekur në trenin që u kaplua nga zjarri në Pakistan

Periskopi.com Lajme

Ka arritur në 73 numri i pasagjerëve të vdekur në një tren  që u përfshi nga zjarri që udhëtonte nga qyteti pakistanez i Karaçi për në Rawalpindi.

Ministri për Hekurudha Sheik Rashid Ahmed tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cilindri gazi që po përdorej nga pasagjerët që gatuanin mëngjesin.

Sipas zyrtarëve të cituar në mediat lokale, shumë nga viktimat vdiqën ndërsa u përpoqën të hidheshin nga treni që digjej.

40 të tjerë janë plagosur. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve ende mund të rritet.

Aksidenti ndodhi afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab.

Shumë pasagjerë ishin shtegtarë që shkonin në Raiwind afër Lahore për një nga kongregacionet më të mëdha vjetore fetare të Pakistanit, të organizuar nga lëvizja misionare myslimane Suni Tablighi Jamaat.