Ky është 35-vjeçari që po dyshohet se vrau dy prindërit në Prizren (Foto)

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin i së mërkurës tronditi qytetin e Prizrenit, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Hadri, një vrasje makabre po dyshohet se është kryer nga i biri i familjes, Adriatik Hadri, ai ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe babain e tij në shtëpinë ku po banonin.

Gazeta Metro ka siguruar foton ekskluzive të të dyshuarit Adriatik Hadrit, i cili po dyshohet se ka vrarë nënën e tij, Suada Hadri dhe babain e tij, Durim Hadri.

Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.

Dorasi i kësaj vrasje makabre po dyshohet të jetë pikërisht djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985.

Adriatik Hadri, ditën e vrasjes (20 janar) ka ikur nga shtëpia për në drejtim të Greqisë, por tani vendndodhja e tij gjendet në shtetin e Italisë.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja, të gjitha këto të përdorura gjatë aktit të vrasjes.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovë kanë bërë të ditur për Gazeta Metro se po dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë po dyshohet të ketë ndodhur dhe të ketë bërë vetëm një person, ai është djali i tyre Adritatik Hadri, i cili ka ikur nga Kosova me 20 janar.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur me 20 janar, kurse trupat e viktimave janë gjetur dy ditë pas kësaj në shtëpinë e tyre ku banonin.

 

Prindërit bllokojnë hyrjen në shkollën “Emin Duraku” për të ndaluar arsimtaren e historisë

Periskopi.com Lajme

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M. për këtë të fundit prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.

Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.

“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë. Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë ju bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se nuk do të largohen nga oborri i shkollës dhe se nuk do të lejojnë hyrjen e A.M, deri sa të merret vendimi për të.

Siç thotë ajo, kjo arsimtare do të duhej të ishte në shkollë nga ora 08:00, por e njëjta nuk ka ardhur.

Nuk zbatohet vendimi i Qëndron Kastratit, prindërit nuk lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollat e caktuara nga Komuna

Periskopi.com Lajme

Kryetari i SBASHK-ut në Kamenicë, Nazim Jakupi, thotë se sot me 2 shtator në ditën e parë të shkollës në qytet nuk është zbatuar vendimi i kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, për reformat në shkolla.

Me këtë vendim nxënësit e gjashtë shkollave të kësaj komune do të vijonin mësimet në fshatra të tjera, por kjo nuk u zbatua.

Prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të nisin vitin shkollor në shkollat e përcaktuara nga komuna me arsyetimin që është e palogjikshme që përderisa i kanë shkollat në fshatrat e tyre të transferohen diku tjetër.

Ndërkaq, gjatë ditës SBASHK ka mbajtur një mbledhje me përfaqësuesit e tyre në shkolla përfshirë edhe në ato ku do të bëheshin reformat prej ku paralajmëruan se nëse pengohen nga komuna të mbajnë procesin mësimorë në shkollat e deritashme do të fillojnë fillimisht me 2 orë grevë e më pas nga java e ardhshme grevë e përgjithshme e cila do të përkrahet edhe nga niveli qendrorë, njofton Klan Kosova.

Nga Komuna e Kamenicës deklaruan se nuk do të tërhiqen nga vendimi i tyre pavarësisht nga refuzimi i prindërve e stafeve shkollore, sipas tyre zhvillimi i procesit mësimorë do të jetë i pamundur me që aty nuk janë dërguar as materialet bazike.

 

A do të thotë “jo” se ka më pak dashuri?

Periskopi.com Zoya

Fëmija gjithnjë e më shumë zëvendësohet nga roli, dhe në vend që prindërit të dominojnë situatën, ata bëjnë një fëmijë të papjekur dhe të ledhatuar.

Fëmijët kanë dominuar në vendosjen e asaj që dëshirojnë dhe çfarë nuk është, ndërsa prindërit janë forca ekzekutive që përpiqen të përmbushin të gjitha dëshirat sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ketë reaksion ose histeri te fëmija.

Nëse vendosni gjërat në perspektivën tuaj dhe imagjinoni situatën që dëshironi të menaxhoni një aeroplan apo një reaktor bërthamor, a mendoni se do të ishte e mençur nëse nuk jeni të trajnuar për të?

Kjo është e njëjtë me fëmijët, ajo thjesht nuk mund të vendosin për disa gjëra, pasi ata thjesht nuk janë të rritur.

Ka shumë situata në të cilat prindërit i thonë fëmijës PO, të vetëdijshëm se në momentet e zemërimit mund të kenë pasoja negative në jetën e ardhshme mendore të fëmijës.

Fjala PO është bërë një mesazh dashurie, ndërsa JO është një shenjë negative që e lë fëmijën larg prej nesh. Një nga arsyet kryesore për një reagim të tillë prindëror është faji i prindërve të frustruar.

Nënat ndjehen fajtore, pasi nuk janë mjaft të pranishme në edukimin e fëmijës, ndërsa etërit kanë më pak kohë të rrinë me fëmijë dhe kohën e pakët që kanë provojnë ta kalojnë pa pasur konflikt.

Një arsye tjetër është tejkalimi i situatës me një nivel më të ulët të rezistencës, pasi  çdo situatë në të cilën refuzimi është një përgjigje, kërkon një konsum të jashtëzakonshëm të energjisë, qoftë psikike ashtu edhe fizike.

Se çështja mund të kthehet në normale, tregon sjelljen e re e fëmijëve pas vendosjes së kufijve të qartë dhe rregullave.

Në të vërtetë, kur një fëmijë merr një përgjigje negative, ju duhet të shpjegoni pse keni vendosur kështu në një mënyrë që ata të mund të kuptojnë në lidhje me moshën e tyre.

Për prindërit është e rëndësishme të gjejnë masën e duhur, duke udhëhequr identitetin e tyre.

Është e rëndësishme që prindërit të dinë se JO nuk do të thotë “se e do fëmijën e tyre”, apo t’i dënojnë, përkundrazi kjo është një shenjë e dashurisë së madhe se ata po përpiqen të ngrinë një person të shëndetshëm.

Disa këshilla që prindërit të jenë më pranë fëmijëve

Periskopi.com Fun

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të reja për të përfshirë fëmijët në çdo pjesë të ditës suaj, atëherë duhet të ndiqni disa këshilla.

Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë jetë të sigurt dhe të shëndetshme. Por kjo është e vështirë të arrihet, sepse ditën e zë puna, shoqëria dhe të gjitha detyrimet e tjera. Kështu që, përkushtimi dhe vëmendja ndaj tyre nuk është gjithmonë ajo që dëshironi.

Është e vështirë të vendosni një ekuilibër mes punës, familjes dhe aktiviteteve të tjera të ditës. Megjithatë, duke vendosur një shembull të shëndetshëm është një fillim i mirë.

Bëni bashkë punët e shtëpisë: Në vend që t’i largoni anëtarët e familjes kur jeni duke bërë punët e shtëpisë, është më mirë që t’i ndani punët me të gjithë. Kthejini punët në një lojë ku të përfshiheni të gjithë së bashku. Bëni gara për të parë sa shpejt mund ta pastroni shtëpinë dhe pastaj përpiquni të ndërtoni një grafik për javën e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, përpiquni edhe të argëtoheni me muzikë, ndërsa vendosni lavatriҫen, merrni fëmijët të këndojnë dhe kërceni bashkë me ta. Merrni qenin për shëtitje dhe bëni një rul patinazhi apo hedhje me litar.

Bëni pazar bashkë: Kjo është shumë e domosdoshme dhe ia vlen të përmendet: Familjet që hanë ushqim të shëndetshëm janë të prirura të kenë zakone të shëndetshme, të tilla si aktiviteti i rregullt fizik. Nëse doni më pak detyrime pas lindjes së një fëmije, thjesht t’i ushqeni shëndetshëm, duhet ta përfshini gjithë familjen. Ka shumë të ngjarë të keni sukses. Merrini me vete fëmijët në pazar, le t’i marrin vetë frutat dhe perimet që pëlqejnë dhe të përfshihen edhe në përgatitjen e ushqimit. Ata? Kanë shumë më shumë gjasa për t’i shijuar ushqimet e tyre. Pastaj, edhe për të pastruar pjatat e tyre.

Planifikoni aktivitete jashtë në natyrë: Vendosni një ditë në javë kur bashkë me fëmijët të bëni diçka aktive dhe ndryshe nga e përditshmja: not në verë, udhëtim në mal apo ski në dimër, ose piknik në pranverë në vjeshtë. Organizoni së bashku një drekë në natyrë dhe zgjidhni disa ushqime të shëndetshme pas një stërvitjeje të mirë. Pas kësaj dite, çdo gjë do të jetë më energjike në familje.

Bëni gjimnastikë bashkë: Pyesni rreth e rrotull shtëpisë nëpër klubet e palestrës dhe qendrave të tjera të komunitetit në zonën tuaj, në lidhje me jogën ose gjimnastikën, klasat e formuara së bashku me prindërit dhe fëmijët. Në qoftë se fëmija juaj është shumë i ri për të marrë pjesë, shikoni për klasat që mund t’ju ndihmojnë për të djegur kalori me fëmijën tuaj, duke përfshirë ato në lëvizjet tuaja joga. Ose merrni me vete edhe qenin.

Zhvendos dhomën e familjes: Shumë shpesh, dhoma familjare është qendra e përtacisë në shtëpi, zakonisht salloni: një shtrat i rehatshëm, video-lojëra, një raft plot me DVD dhe asgjë për të inkurajuar pak aktivitet fizik apo edhe një kënd palestre. Megjithatë, ka disa mënyra për të shtuar përkujdesjen ndaj fëmijës, pa rregulluar gjithë sallonin duke tërhequr mobiliet gjigante të pajisjeve të stërvitjes. Caktoni një afat kohor për shikimin e televizionit dhe përfshini disa ushtrime të domosdoshme për të mbajtur të gjithë familjen në lëvizje. /atsh/

Momenti kur prindërit dhe vëllai i vogël shkojnë tek vendi ku u vra 7-vjeçari në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjecari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.

Mediat zvicerane kanë publikuar fotografi të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i vogël gjeti vdekjen.

Nëna e cila nuk mund të mbaj lotët dhe babai me vëllanë që mezi qëndrojnë në këmbë, janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjecarit.

Për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.

Prindërit detyrohet të paguajnë muajin e plotë në çerdhe publike, ndonëse ato nuk punuan tri javë

Periskopi.com Lajme

I gjithë arsimi në Kosovë mbeti i bllokuar për tri javë me radhë.

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e grevës e cila u zhvillua nga mësimdhënësit. Në kuadër të kësaj hynë edhe edukatorët, kësisoj çerdhet publike në Kosovë mbetën jo-funksionale.

Por pavarësisht kësaj, prindërit në Prishtinë po detyrohen të paguajnë komplet muajin për fëmijët e tyre në çerdhe publike, edhe pse ata punuan për vetëm 5 ditë në muajin e kaluar.

Një qytetar shtë shprehur i indinjuar me këtë, ku ka thënë se komuna e Prishtinës po ia faturon prindërve pagesën e plotë të çerdheve për janar.

Ai poashtu ka theksuar se shumë njerëz u detyruan të paguajnë çerdhe private dhe humbën ditë pune apo morën pushim të detyrueshëm, shkaku mos punës së çerdheve.

Postimi i plotë i tij:

Per vetem 5 dite pune sa kane punu çerdhet ne janar 2019 (shkaku i greves por edhe festave te fund-vitit dhe krishtlindjeve ortidokse), komuna e Prishtines po iu faturon prinderve pagesen e plote te çerdheve per janar. Nderkohe shume njerez kane pagu çerdhe private dhe kane humbe dite pune apo kane marre pushime te detyrueshme, shkaku i mospunes se çerdheve.

E tmerrshme: 21-vjeçari vret prindërit e tij

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në Louisiana janë vënë në kërkim të një 21 vjeçari të dyshuar për vrasjen e pesë personave, përfshirë prindërit e tij,në dy lagje përreth Baton Rouge si pasojë e mosmarrëveshjeve në familje.

I dyshuari është identifikuar si Dakota Theriot, ndërsa policia tregon se trupat e prindërve të tij, Elizabeth Theriot dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeç, u gjetën në qytetin Gonzales me lëndime nga të shtënat me armë, por ende me shenja jete, raporton USA TODAY.

Çifti, që më vonë vdiqën në spital, ishin në gjendje të identifikonin Dakotan si të dyshuar për të shtënat, ka thënë sherifi Qarkut Ascension, Bobby Webre.

Ai tha se Dakota ka jetuar me prindërit e tij për një kohë të shkurtër por ata i kanë kërkuar atij që të largohet nga shtëpia dhe të mos kthehet më.

Autoritetet në Qarkun Livingston thonë se i dyshuari besohet të ketë shkuar në shtëpinë e prindërve të tij pasi i kishte vrarë më parë tre viktimat tjera, Billy Ernest, 43 vjeç, Tanner Ernest, 17 vjeç dhe Summer Ernest, 20 vjeçe, në Qarkun Livingston.

 

SBASHK’u apel prindërve: Mos lejoni që disa sektorë ta kenë pagën më të madhe se mësuesit e fëmijëve tuaj

Periskopi.com Lajme

Rrahman Jasharaj, Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një letre u është drejtuar nxënësve, studentëve e prindërve, në lidhje me grevën e mësimdhënësve që po mbahet.

“Të dashur nxënës dhe student, e ju të nderuar prindër të tyre. SBASHK-u ju drejtohet përmes kësaj letre me një apel publik për mirëkuptim, për orët që do ti humbni ndoshta edhe me muaj si dhe për vogëlushet në çerdhe që edhe ata s’do të kenë mundësi ti takojnë moshatarët e vet, por edhe edukatoret e tyre të dashura, jo pse këtë e dëshirojnë edukatoret, mësuesit, profesorët universitar dhe i tërë stafi i të punësuarve në arsim, por kjo grevë u imponua për shkak se negociatat për plotësimin e kërkesave nuk dhanë rezultate”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Tutje, thuhet se u bëjnë apel atyre, që të dalin në mbështetje të edukatorëve e mësuesve të fëmijëve, siç thuhet në letër, në mënyrë që këta në ligjin e pagave mos të mbesin me koeficient më të vogël se vozitësit dhe truprojat e krerëve të shtetit. “Dhe mos lejoni që disa sektorë të caktuar të kenë pagën deri në 88% më të madhe se sa mësuesit e fëmijëve tuaj”.

“Përkrahja e juaj ashtë shumë e rëndësishme për edukatorët dhe mësimdhënësit, se me këtë do ta ngrisni moralin e tyre dhe me këtë ata nuk do të ndihen të vetmuar, por njëkohësisht do të kontribuoni që Qeveria dhe Kuvendi do ta plotësojnë kërkesën e arsyeshme të punëtorëve të arsimit. Gjithashtu apel ju bëjmë edhe Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, një pjesë e të cilëve ishin punëtorë të arsimit, që të gjejnë kurajo ta ndërpresin pushimin dhe të takohen, dhe ta analizojnë në detaje ligjin e pagave, por edhe tabelën 1 shtojcë të këtij ligji sepse aty lehtë mund të vërejnë sa janë dëmtuar të punësuarit në arsim, dhe të korrigjojnë këtë gabim të qëllimtë apo të pa qëllimtë të ministrit Yagcilar së bashku me komisionin hartues të këtij ligji. Ta thirrni në interpelancë ministrin Yagcilar për këtë degradim që iu është bërë punëtorëve në sektorin publik në arsim, krahas të punësuarve në sektorët tjerë. Gjithashtu nëse deputetet e kanë të pamundur ti rregullojnë defektet e shumta në ketë ligj, ta kthejnë të hartuesi për përmirësim”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

 

A duhet që prindërit t’i “gënjejnë” fëmijët për Babadimrin?

Periskopi.com Fun

Babadimri i vëshur me të kuqe, mund të jetë mishërimi fizik i gëzimit të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por fantazia e mbuluar me dëborë nuk është pa një lloj tensioni. Midis dhuratave të shumta të festës, prindërit janë të zhgënjyer nga konsideratat filozofike dhe psikologjike: A duhet t’ua thonë të vërtetën fëmijëve të tyre mbi njeriun e shquar që “vjen” nga Poli i Veriut? Dhe, nëse po, kur është koha e duhur?

Miti i Vjetër i Shën Nikollës shkon pas më shumë se 1500 vjet dhe përfshin një përzierje kaleidoskopike të shenjtorëve të krishterë, letërsisë dhe paganizmit. Por, koncepti modern mbi Babadimrin (Santa Claus) u kristalizua vetëm 200 vitet e fundit, përmes tregimeve si poema e vitit 1823, “Një vizitë nga Shën Nikolla”, e njohur më shumë si “Nata para Krishtlindjeve”.

Ritualet e Babadimrit janë përhapur gjerësisht në kulturën laike amerikane dhe jo vetëm. Në vitin 2017, 85 për qind e katërvjeçarëve në Shtetet e Bashkuara thanë se e besonin ekzistencën e tij. Por, pavarësisht nga gjithëpranueshmëria e tij, ekspertët janë të ndarë në lidhje me përfitimet e mitologjisë ose siç thotë David Kyle Johnson, një profesor i filozofisë në në Pensilvani dhe autori i librit “Mitet që vodhën Krishtlindjet” e quan atë “gënjeshtra e Babadimrit”.

“Ajo që kundërshtoj është promovimi i besimit të fjalëpërfjalshëm tek Babadimri”, më tha ai gjatë një bisede telefonike pak para Ditës së Falënderimeve.

Në librin e tij, ekspertiza e të cilit është në logjikën formale, parashtron një argument etik kundër indoktrinimit të fëmijëve me këtë personazh.

Shqetësimi i tij më i madh është se këto mite dekurajojnë të menduarit kritik. Nëse fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje ose të shprehin skepticizëm rreth Babadimrit, shumë prindër largohen nga fusha e “provave”. Është shumë e bukur, por Johnson beson se taktika të tilla nxisin një mendim të dobët.

“Kur themi se përkundër dëshmive ata duhet të besojnë gjithsesi, ky është një precedent shumë i rrezikshëm”,. thekson ai.

Në vend të kësaj, filozofi përkrah tregimin e historisë së Babadimrit thjesht për atë që është një histori.

“Vitin e kaluar, fëmija im ishte katërvjeç dhe i thashë: ‘Ne do ta shohim Babadimrin, ai është thjesht një djalë i veshur me një kostum, por kjo është lojë zbavitëse që ne do të luajmë”, deklaron ai.

Johnson tha se ia kaluan shumë mirë, edhe pa pasur nevojë të mashtrojë. Sipas tij, aftësitë e të menduarit kritik nuk janë gjëja e vetme që vihet në këtë rast në rrezik. Shumica e fëmijëve të dashuruar pas Babadimrit nuk kanë probleme kur rriten, por mitet që vodhën Krishtlindjet sillen rrotull një duzine anekdotash dhe kur ata zbulojnë të vërtetën kur rriten, rrezikojnë të mos u besojnë prindërve të tyre dhe madje të përjetojnë trauma të dhimbshme psikologjike.

Askush nuk po argumenton që fëmijët tuaj do të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme kur të rriten. Por, është e drejtë të thuhet se disa të rinj do të jenë të pakënaqur kur të kuptojnë si qëndron e vërteta.

Fëmijët “janë kuriozë për botën, duan të dinë për të dhe u besojnë prindërve të tyre për t’u siguruar një informacion të saktë”, shkruan Johnson. “Kur u tregojmë atyre gënjeshtrën e Babadimrit, ne e tradhtojmë atë besim”.

Por, Sindio Scheibe e sheh ndryshe këtë çështje. Profesoresha e psikologjisë ka studiuar për më shumë se 30 vjet besimin e fëmijëve tek Babadimri. Ajo mbetet përkrahëse e zjarrtë e këtyre personazheve.

“Shumë pak fëmijë kanë frikë Babadimri. Shumica, deri në moshën shtatëvjeçare, janë të kënaqur me të. Por, kishte fëmijë, zakonisht ndërmjet moshës 7-9 vjeçare apo më shumë, që kishin dyshime: ata ndodheshin aty për të mbledhur të dhëna nëse ky personazh ishte real apo jo. Shprehia e fytyrave të tyre ishte kaq e ndryshme”, thotë ajo.

Në tri fushata të mbledhjes së të dhënave gjatë disa dekadave, ajo ka zbuluar se fëmijët janë shumë të ngjashëm në të gjithë brezat.

“Ne gjithmonë zbuluam të njëjtën gjë: që mosha mesatare është midis 7-8 vjeç, kur fëmijët kalojnë nga besimi tek mosbesimi, por është një tranzicion që ndoshta zgjat disa vjet”, shton ajo.

Edhe ardhja e internetit, ku ju teorikisht mund të gjeni të vërtetën vetëm me një klikim, nuk e ka ndërprerë këtë cikël. Pika e kthesës ndërmjet besimit dhe mosbesimit tek fëmijët, duket se lidhet me diçka që quhet “mendim operativ konkret”, një fazë thelbësore në teorinë e zhvillimit zonal të psikologut zviceran Jean Piaget. Teksa fëmijët rriten, teorizoi Piaget, mendimi i tyre bëhet më i organizuar. Teksa dikur kënaqeshin me lodra, tani duan lidhjet e ngushta dhe logjike mes gjërave. Babadimri nuk i reziston një shqyrtimi kaq të sofistikuar.

“Unë i quaj ata shkencëtarë të vegjël. Fëmijët e vegjël thonë vetëm ‘magjike’, por fëmijët më të rritur duan diçka më konkrete”, thotë ajo.

Të dhënat sugjerojnë se vendosja e besimit tek Babadimri është një bast i sigurt, për sa kohë që i përgjigjeni sinqerisht pyetjeve të ndershme të fëmijës së rritur. Është një histori e shkëlqyer për të treguar të vërtetën, nëse duhet të zgjedhësh, por duhet të jeni të përgatitur ta braktisini gradualisht këtë lojë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mos humbasin besimin tek ju. /Popular Science/Bota.al/

Prindërit e lejojnë të luajë me gjarpërinj fëmijën e tyre të vogël

Periskopi.com Fun

Prindërit nga një regjion i Kinës, që besohet se kultivojnë gjarpërinj për shitje, e kanë lejuar fëmijën e tyre, që ende nuk di të flasë, të luajë me krijesat e rrezikshme.

Madje, ata qeshin dhe e filmojnë vogëlushin që nuk duket të ketë as 2 vjeç, dhe nuk është i vetëdijshëm për rrezikun që paraqesin reptilët, transmeton Telegrafi.

“Mund t’i duken si lodra, po as që e di se mund ta lënë me pasoja për jetën”, ka qenë një koment, ndërsa është kërkuar të identifikohen të rriturit që e lejuan të luante.

Pamjet e shpërndara në internet, i kanë rrëqethur shumë njerëz, që kanë thënë se nuk po mund t’i shohin deri në fund.

Një fjali që s’duhet tu thoni fëmijëve tuaj

Periskopi.com Zoya

Secili prind ka dëshirë që të rris sa më mirë dhe shëndetshëm fëmijën

Mirëpo, kur mendoni për këtë gjë, nuk duhet të harroni se mirëqenia dhe kujdesi ndaj fëmijës shfaqet çdo ditë nga pak, duke filluar nga gjërat krejtësisht të vogla- siç janë fjalët që përdorni ndaj tyre.

Një prej gjërave që ju nuk duhet t’ua thoni fëmijëve kur u kërkojnë diçka për të blerë, është “Nuk mund ta përballojmë atë”.

Kjo frazë, sipas ekspertëve, përçon pasiguri në fëmijët tuaj- sepse ata do të fillojnë të ndjenjë se prindërit e tyre nuk kanë kontroll mbi gjendjen financiare të shtëpisë, përcjell KosovaPress.

Zgjidhni një mënyrë tjetër që të refuzoni kërkesën e fëmijës suaj.

“Ne nuk mund ta blejmë atë, sepse jemi duke kursyer para për diçka shumë më të rëndësishme”, mund të jetë një nga fjalitë që është më mirë të drejtoni ndaj fëmijës.

Këto gjëra mbajnë mend fëmijët nga prindërit

Periskopi.com Fun

Faza e rritjes së fëmijëve është një ndër momentet më të vështira për prindërit, aq më tepër kur nuk kanë pasur eksperienca të mëparshme, pra është fëmija i tyre i parë.

Prindërit mundohen të japin shumë këshilla fëmijëve por disa prej tyre fëmijët nuk mund t’i fshijnë nga memoria. Këto janë gjërat që fëmijët nuk mund ti harrojnë kurrë

1.Kur i keni bërë të ndihen të sigurt
Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t’i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindësha që ata i ruhen aq shumë.

2.Kur i keni kushtuar kohë
Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t’u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një lojë me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët  tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme

3.Marrëdhënia juaj me partnerin
Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t’i bëni ata të presin me padurim martesën e tyre. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.

4.Përgëzimet dhe kritikat tuaja
Zemra e një fëmije është si një çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës, shkruan shekulli. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjës e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur të kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.

5.Traditat familjare
Fëmijët do të mbajnë mend traditat që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera special. Krijoni qëllimisht disa tradita që dhe fëmijët tuaj do të donin tua kalonin fëmijëve të tyre një ditë.

Prindërit shkojnë për të pirë, vdes foshnja 10 mujore pas u la 15 orë në hotel

Periskopi.com Lajme

Një vajzë foshnje 10-javore vdiq pasi u lidh për 15 orë në një dhomë hoteli nga prindërit e saj të dehur, zbulon një raport.

Foshnja, e njohur vetëm si ‘Fëmija M’ – ishte gjithashtu një nga tre fëmijët e çiftit që vdesin tragjikisht në hapësirën prej dy vjetësh.

Një raport i Bordit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Wigan zbulon se shtatë fëmijët që ka lindur nëna nga qershori i vitit 2015, vetëm katër kanë mbijetuar më shumë se 16 muaj – dhe ata ende jetojnë me prindërit e tyre.

Raporti tronditës tregoi se si fëmija M u vra në ditën e tretë të pushimeve të familjes me rrezik të lartë, në korrik 2016.

Prova tregoi se si prindërit kishin lënë tre foshnja për gjashtë orë, derisa ata shkuan për të pirë alkool.

Autoritetet ishin të vetëdijshme se mamaja dhe babai luftuan me alkoolin, por ndërhyrjet e hershme u ndalën ndërsa mamaja refuzoi lejen për ndihmë.

Ngjarja tragjike u zbulua gjatë një festë katër-ditore, për të cilën prindërit kishin marrë gjashtë fëmijët e tyre në një vendpushim vetëm 35 milje nga Wigan, në Manchester.

Si mamaja dhe babai, një shkelës i dhunshëm i liruar nga burgu 30-mujor për grabitje para fillimit të marrëdhënies, njiheshin në shërbimet sociale.

Autoritetet ishin të vetëdijshëm për raportet e dhunës së mundshme familjare pasi mamaja u kthye në punë me sytë e nxirë.

Stafi në A & E gjithashtu raportoi pasi ajo u kthye në spital kur ishte shtatzënë 20 javë me grupin e saj të parë të binjakeve.

Në kohën e vdekjes së Fëmijës M, babai u përshkrua si ‘jo mbështetës’ dhe shpesh do të dilte ‘për ditë të tëra në bare”.

Viktimat e akuzuan për vjedhje të pulave, prindërit e autorit tregojnë ç’ndodhi para krimit

Periskopi.com Lajme

Dy prindërit e autorit të dyshuar, Sadik dhe Lindita Zykaj, 52 dhe 49 vjeçe, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor lidhur me masakrën e kryer nga djali i tyre, kanë deklaruar se gjithçka ka ardhur nga një fyerje që i kanë bërë Ritvanit.

Sipas tyre, ndërsa Ritvani ndodhej te kushërinjtë e tyre, një nga dy gratë e vrara e kanë akuzuar për vjedhje të pulave. Kaq ka mjaftuar që i riu, pretendojnë prindërit, të ndihet i fyer për akuzën dhe më pas ka marrë armën për t’i ekzekutuar. “Njëra nga dy gratë e familjes e ka akuzuar djalin se u ka vjedhur pulat. Djali nuk e ka pranuar këtë gjë, duke u çuar nga tavolina dhe ka ikur”, kanë deklaruar dy prindërit para oficerëve të Policisë në Vlorë. Nga ana tjetër, ata shtojnë se nuk e dinë se ku e ka gjetur 24- vjeçari armën e krimit të shumëfishtë. “Nuk e dimë se ku mund ta ketë gjetur kallashnikovin. Ne nuk kemi mbajtur kurrë armë në shtëpi dhe jemi të habitur se ku mund ta ketë marrë”, janë shprehur prindërit. Por ndryshe nga pretendimi i tyre, fqinjët tregojnë se i riu qëllonte shpesh me armë në ajër, duke shkaktuar panik mes tyre.

Kjo rrëzon pretendimin e dy prindërve se nuk ishin në dijeni se djali, Ritvan Zykaj, mbante armë pa leje. Sa i takon akuzës për vjedhje, 24- vjeçari, në fakt, është proceduar dhe më parë nga Policia për një akuzë të tillë.

 

Prindërit e Melanias bëhen shtetas amerikanë

Periskopi.com Lajme

Vjehrri dhe vjehrra e presidentit Donald Trump janë bërë shtetas të SHBA-ve, në një ceremoni private.

Viktor dhe Amalija Knva, prindërit e Melania Trump, të lindur në Slloveni, u betuan si shtetas amerikanë  ditën e enjte në një ceremoni private në New York.

Dyshja kishin jetuar në SHBA me “Green Card” të sponsorizuar nga Melania.

Donald Trump ishte deklaruar kundër imigrimit zinxhir në bazë të lidhjeve familjare në të kaluarën

 

Të vihesh në siklet nga prindërit

Periskopi.com Uncategorized

Shumë prej nesh e dinë çdo të thotë të vihesh në siklet nga prindërit. Njerëz nga e gjithë bota kanë shpërndarë shakatë më gazmore në internet, pjesa më e madhe të bëra nga baballarët.

Për shembull një baba i bleu fëmijës adoleshent një “toy Yoda” kur ajo në fakt kishte kërkuar një makinë Toyota për ditëlindjen e saj. Shihni galerinë dhe zbavituni!