AKP nuk i privatizoi as gjysmën e pronave shoqërore

Periskopi.com Lajme

Që nga koha kur ka filluar procesi i privatizimit vetëm gjysma e pronave shoqërore kanë arritur që të privatizohen.

Nga rreth 3 mijë e 951 asete, prej tyre deri më tani janë privatizuar 1 mijë e 762, ndërsa kanë mbetur të paprivatizuara edhe 2 mijë e 189, apo 55 për qind të aseteve.

Nga to, toka bujqësore janë rreth 551, ndërsa asete të tjera janë rreth 1 mijë.

Këto të dhënë janë bërë të ditura për lajmi.net nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Agjencia ka identifikuar 598 ndërmarrje shoqërore. Nga  598 ndërmarrje shoqërore janë identifikuar 3,951 asete. Prej tyre deri më tani janë privatizuar 1,762 asete, ndërkaq asete akoma të paprivatizuara janë edhe 2,189, apo shprehur në përqindje i bie edhe rreth 55 % e aseteve janë të paprivatizuara”. nga to toka bujqësore janë 551 asete ndërsa asete të tjera janë rreth 1143 asete”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga ATK.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, në AKP thonë se nuk dihet vlera e privatizimit, pasi që procesi i privatizimit bëhet përmes tenderëve.

“Siç e dini AKP organizon procesin e privatizimit përmes tenderëve të hapur publik  ku oferta më e lartë fiton tenderin, prandaj nuk jemi në gjendje të bëjmë vlerësime paraprake, ka bërë të ditur AKP-ja për lajmi.net.

Ndërkohë AKP-ja ende nuk e di saktë se deri kur do të privatizohen të gjitha pronat shoqërore.

Ata thonë se dinamika e përmbylljes apo likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore është ngushtë e lidhur me dinamikën e përmbylljes së kërkesave kreditore dhe pronësore nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

“Agjencia ka rritur dinamikën e privatizimit me qëllim të  përmbylljes sa më shpejtë të procesit të transformimit të pronës shoqërore. Siç e dini dinamika e përmbylljes apo likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore është ngushtë e lidhur me dinamikën e përmbylljes së kërkesave kreditore dhe pronësore nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Megjithatë, jo gjithçka varet nga Agjencia. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe unë nuk do të përmendi ndonjë vit të caktuar. Angazhimi do të jetë maksimal që procesi të shkoj sa më mirë, sa më me rregull, të jetë sa më shumë në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të jetë sa më shumë i koordinuar me institucionet e tjera shtetërore”, ka bërë të ditur AKP.

Privatizohet klubi i Superligës

Periskopi.com Sporti

Klubi i Superligës, Vushtrria që nga sot ka pronar të ri, pasi që ky klub u privatizua.

Klubi përmes një njoftimi në Facebook tregoi që është mbajtur kuvendi i rregullt, dhe ku unanimisht është votuar pro privatizimit të FC Vushtrria .

Pronar i ri do të jetë Bajrush Kajtazi pronar i firmës ‘Baka Initiatives’.

Diskutohet për privatizimin e Telekomit

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot në ora 12:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndër të tjera, ky komision do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë të muajit të kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i dha dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit pas këtij vendimi.

Komisioni Qeveritar për Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Këta do t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Ymeri: 2019’ta, vit i shpronësimit – a t’i shesim krejt çka kemi?

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri e ka quajtur vit të shpronësimit 2019’tën, të cilën Qeveria në fakt e cilësoi si vit të ekonomisë – raporton Periskopi.

Ymeri ka kritikuar Qeverinë se nuk ka bërë asnjë analizë përmbajtësore për të parë se si një kompani me profit të jashtëzakonshëm siç është Telekomi, është shndërruar në një kompani buzë falimentimit.

Sipas Ymerit, Telekomi është shkatërruar shkaku i intervenimit të politikave klienteliste të politikanëve shkatërrues.

Madje, ai i ka cilësuar të gabuara politikat e privatizimit.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

PRIVATIZIMI I TELEKOMIT DËSHMON SE “VITI I EKONOMISË” I SHPALLUR NGA QEVERIA ËSHTË REALISHT VITI I SHPRONËSIMIT

“Viti i Ekonomisë” i shpallur nga Qeveria po fillon si vit i shpronësimit. Pas “Contour Global”, tash radhën e paska “Telekomi”.

Privatizimi i Telekomit po arsyetohet si zakonisht me faktin se kompania paska performancë negative financiare. Asnjë analizë më përmbajtësore, se si një kompani me profit të jashtëzakonshëm është shndërruar në një kompani buzë falimentimit?

Kontrata gllabërruese e zhvatëse që themeloi kompaninë “Z Mobile” nuk ishte kërkesë e telekomit, por imponim i politikave e politikanëve të korruptuar.

Rritja artificiale e e papërballueshme e numrit të punëtorëve në Telekom nuk ishte konkurs i telekomit dhe nevojë e tij, por intervenim i politikave klienteliste të politikanëve shkatërrues.

Ndalja për një kohë të gjatë e investimeve në telekom nuk ishte gabim nga mosdija e ekspertëve të telekomit, por vendim nga dija (për privatizim) e qeveritarëve.

Me këtë mani privatizuese, Kosova po heq dorë nga zhvillimi. Duke e parë privatizimin si parim ideologjik, e jo racionalitet ekonomik.

Edhe sot, vazhdon privatizimi i gjithçkaje.

Shpronësimi në mungesë të ndryshimit të politikave.

Shpronësimi në emër të argumentit se privatizimi po ua heq nga dora ndërmarrjet politikanëve të korruptuar.

Po me këto politika dhe politikanë, si do t’ia bëjmë me buxhetin e shtetit, administratën shtetërore, resurset natyrore, shtetin?

T’i shesim të gjitha?