PSG me fitore të thellë ndaj Basaksehir, kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Thomas Tuchel, PSG ka arritur ta mposht skuadrën turke, Basaksehir me rezultat të thellë, duke arritur të kalojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Ishte braziliani, Neymar ai që dhuroi spektakël duke shënuar ‘hat-trick’, ndërsa dy golat e tjerë i shënoi francezi, Kylian Mbappe.

Kujtojmë se, ky takim ishte duke u zhvilluar mbrëmë, por ndeshja u pezullua – kjo për shkak të pretendimit të fyrjeve raciste të gjyqtarit të katërt ndaj ndihmës-trajnerit të klubit turk Webo.

PSG – Basaksehir, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Paris Saint-Germain dhe Basaksehir kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në rrethin e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Parisienët e kishin fituar takimin e parë me rezultat 2-0, derisa sonte takohen nga ora 21:00 në stadiumin parku i Princave.

Për këtë sfidë, Thomas Tuchel do të jetë pa lojtarët si, Juan Bernat, Julian Draxler, Mauro Icardi dhe Pablo Sarabia, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Basaksehir që luan sa për formalitet do të jetë pa Bolingoli-Mbombo dhe Caicara që janë të lënduar, derisa Martin Skrtel ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Gjendja nga Grupin H do të përcaktohet sonte, pasi Mancheser United, PSG dhe Rasenball Sport Leipzig kanë nga nëntë pikë, derisa Basaksehir ka vetëm tri sosh.

Formacioni startues i PSG-së: Navas, Kimpembe, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Paredes, Neymar, Rafinha, Danilo, Florenzi, Bakker.

Formacioni startues i Basaksehir:  Gunok, Kaldirim, Rafael, Topal, Ozcan, Kahveci, Tekdemir, Gulbrandsen, Turuç, Ponck, Crivelli.