Haradinaj: Zona e Artakollit dje ishte rreshtuar 100% me luftën për liri, sot po rreshtohet për 100% shtet

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë ku është pritur na shumë banorë të kësaj ane.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se Zona e Artakollit ishte rreshtuar 100% për luftë në të kaluarën kurse tash po rreshtohet 100% për shtet, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:

Zona e Artakollit dje ishte rreshtuar 100% me luftën për liri, sot po rreshtohet për 100% shtet.

Sot në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, pata nderin të bashkëbisedoj me shumë banorë të kësaj ane.

Kjo po dëshmon se koncepti për shtet 100% po gjenë mbështetje të madhe edhe në Vushtrri, sikurse në tërë vendin.

Bujaria e këtij fshati dhe pritja që na u bë sot është motiv për neve.

Kryetari i AAK-së Prof.Dr. Nehat Magjuni dukej se gëzon përkrahje të madhe të kësaj ane.

Falënderim familjes së madhe Hajdari për pritjen.

Ju priftë e mbara.