Vdekja e Sala, UEFA jep vendimin e rëndësishëm

Periskopi.com Sporti

UEFA ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të nisin me 1 minutë heshtje në kujtim të Emiliano Sala, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik me avion duke udhëtuar nga Franca në Uells.

Avioni i tij u rrëzua në det më 21 janar, teksa sulmuesi 28-vjeçar humbi jetën.

“Në emër të UEFA-së, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe më të dashurve të Emiliano Salas për këtë humbje të madh”, ishin fjalët e presidentit Aleksandër Ceferin pas bërjes publike të lajmit për vdekjen e Salas.

Gjendet një trup në avionin që udhëtonte Sala

Periskopi.com Sporti

Operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit.

Fillimisht u gjend avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se është gjendur edhe një trup.

Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson”, konfirmon Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i futbollistit apo i pilotit.

Flet njeriu që gjeti avionin e Sala

Periskopi.com Sporti

Rrënoja të avionit të futbollistit, Emiliano Sala janë gjetur ditën e djeshme në detë, duke konfirmuar kështu aksidentin që zhduku avionin nga radarët vëzhgues.

Sala dhe ekuipazhi i tij u zhdukën më 21 Janar teksa udhëtonin nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells) për t’iu bashkuar klubit të ri në Premierligën angleze.

Në krye të kërkimeve ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar për “Sky Neës” gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, por nuk ka dhënë ndonjë informatë tjetër të detajuar për Sala dhe pilotin.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknikë për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

David Mearns deklaroi: “Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajror në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre. E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë”.