Amerika me një ofertë tjetër për paqe në Lindjen e Mesme, kësaj radhe preket Afganistani

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Afganistani ka një “mundësi historike për paqe”, pasi Uashingtoni arriti një marrëveshje armëpushimi të përkohshëm me talibanët.

Duke folur më 25 shkurt, Pompeo tha se nëse armëpushimi rezulton i suksesshëm, presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët “më ose rreth datës 29 shkurt” në mënyrë që arrihet fundi i luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një “ulje të dhunës” njëjavore që hyri në fuqi më 22 shkurt.

Bisedimet mes një të dërguari amerikan dhe talibanëve, janë zhvilluar që nga viti 2018 në Katar.

Por, arritja e një marrëveshjeje ka hasur në vazhdimësi në pengesa, për shkak të sulmeve të talibanëve ndaj forcave afgane dhe atyre të huaja në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 12,000 trupa në Afganistan.

Pompeo: Kombet duhet të marrin masa ndaj shantazhit bërthamor

Periskopi.com Lajme

SHBA bëri thirrje sot për masa të rrepta mbi Iranin, që rifilloi aktivitetet e pasurimit të uraniumit në një uzinë nëntokësore, në përputhje me vendimin e tij për të pakësuar më tej angazhimet e tij të ndërmarra në vitin 2015.

“Ka ardhur koha që të gjitha kombet të kundërshtojnë shantazhin bërthamor të këtij regjimi dhe të marrin masa të rrepta për të shtuar presionin”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një deklaratë.

“Anëtarët e komunitetit ndërkombëtar, që me të drejtë janë të shqetësuara nga sulmet e fundit dhe provokimet iraniane, duhet të imagjinojnë se si do të reagonte Irani nën alarm bërthamor. SHBA nuk do të lejojë kurrë të ndodhë diçka e tillë”, shtoi ai./ATSH/

Pompeo: Synojmë armëpushimin në Siri, jo prishja e marrëdhënieve me Turqinë

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shpreson se vizita e tij në Turqi do të çojë Ankaranë drejt një armëpushimi në Siri, por theksoi se Uashingtoni nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet Turqinë.

“Qëllimi ynë nuk është të prishim marrëdhëniet me Turqinë”, deklaroi sot Pompeo për kanalin televiziv amerikan, Fox Business Network, disa orë para nisjes për në Turqi së bashku me zëvendëspresidentin, Mike Pence.

“Ata duhet të ndalojnë, kemi nevojë për armëpushim që të mund ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi ai.

Pompeo theksoi se SHBA-ja ka një marrëdhënie të vështirë me Turqinë, por shpreson për një zgjidhje të duhur pas përfundimit të vizitës./ATSH/

Pacolli drejt Uashingtonit, merr pjesë në takimin për liritë fetare

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për liritë fetare.

Pacolli është ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multifetar pasqyron një shembull konkret të ndërtimit të konceptit të avancuar të harmonisë ndër fetare të kultivuat me shekuj”, tha Pacolli para nisjes.

Ai theksoi se do të mbante shumë diskutime me zyrtarët amerikanë dhe shumë vende të tjera për të shtyrë prioritetet diplomatike të Kosovës.