Të rinjtë e Nismës në Viti dhe Kllokot në mbështetje të Bilall Sherifit

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, sot gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e Vitisë dhe Kllokotit, ku ka takuar struktura të rinisë së Nismës.

Sherifi ketë e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se janë mobilizuar për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Takim mobilizues me strukturat e rinisë së NISMËS Socialdemokrate në Viti dhe Kllokot! #BashkëPërShtetin!”, ka shkruar Sherifi, që në këto zgjedhje është kandidat për deputet në Kuvend të Kosovës.