Hamza: Kemi propozuar që për tre muaj, të punësuarit në sektorin privat të paguhen me nga 300 euro

Periskopi.com Lajme

Bedri Hamza nga PDK sonte në Debat Plus ka treguar se partia e tij sot e ka propozuar një rezolutë për datën 14 prill, ku parashihet një pako më gjithëpërfshirëse për të menaxhuar situatën e koronavirusit, transmeton Periskopi.

Hamza ka treguar edhe për propozimin që e kanë bërë për ndihmën ndaj sektorit privat.

‘’Kemi propozuar që për tre muaj ditë, të punësuarit në sektorin privat të paguhen me nga 300 euro’’.

’Kemi propozuar që 5 milionë euro të ndahen për komunitetin pakicë, duke qenë se kanë gjendjen më të rëndë’’, ka thënë ai.

”PDK ka propozu një rezolutë që sot është shqyrtu. Janë plotësu kushtet ligjore që seancën e jashtëzkaonshme për 14 orill të diskutojmë për këtë cështje, por i kemi dorëzuar edhe dy iniciativa ligjore, sepse a ndosh ndryshim plotësimi, është  epamundur me bo veprime të caktuara Brenda buxhetit’’./PERISKOPI/

 

Hamza: PDK ka propozuar që për tre muaj, të punësuarit në sektorin privat të paguhen me nga 300 euro

Periskopi.com Lajme

Bedri Hamza nga PDK sonte në Debat Plus ka treguar se partia e tij sot e ka propozuar një rezolutë për datën 14 prill, ku parashihet një pako më gjithëpërfshirëse për të menaxhuar situatën e koronavirusit, transmeton Periskopi.

Hamza ka treguar edhe për propoziminb që e kanë bërë për ndihmën ndaj sektorit privat.

‘’Kemi propozuar që për tr muaj ditë, të punësuarit në sektorin privat të aguhen me nga 300 euro’’

‘’Kemi propozuar që 5 milionë euro të ndahen për komunitetin pakicë, duke qenë se kanë gjendjen më të rëndë’’, ka thënë ai.

PDK ka propozu një rezolutë që sot është shqyrtu. Janë plotësu kushtet ligjore që seancën e jashtëzkaonshme për 14 orill të diskutojmë për këtë cështje, por i kemi dorëzuar edhe dy iniciativa ligjore, sepse a ndosh ndryshim plotësimi, është  epamundur me bo veprime të caktuara Brenda buxhetit’’./PERISKOPI/

 

Azemi kërkon rritjen e pagave në sektorin privat

Periskopi.com Lajme

Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave kanë vendosur për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e sotme.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.

Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, Jusuf Azemi tha se sot në Prishtinë dhe Gjilan punëtorët të protestojnë.

“Mbi 1 mijë punëtorë në dy komunat e Kosovës, do të protestojnë për shkak të kushteve jo të mira”, tha ai në një intervistë për RTK.

Sipas tij punëtorët në Kosovë nuk kanë kushtet të mira të punës, atyre ju shkelet edhe e drejta elementare për pension, pasi atyre nuk u paguhet kjo.

Azemi bëri me dije se Ligji i punës nuk po zbatohet.

“Pse vetëm në sektorin privat nuk po zbatohet ligji i punës, ka shumë biznese që sot po përfitojnë në kurriz të sektorit privat”, pohoi ai.

“Sot dhe nesër protestojnë punëtorët teknikë të Qendrës Studentore, punëtorët teknikë të disa shkollave që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknikë të disa shkollave në Gjilan. Greva fillon nga ora 10:00 dhe mbahet deri në ora 11:00, ku punëtorët do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët”, tha ai.

Azemi bëri me dije se Komuna e Prishtinës ka lëvizur në këtë drejtim.

“Paga kërkohet të jetë 350 euro dhe do të marrim masa të tjera”, tha ai.

Lluka: Sektori energjetik – gjenerues i mijëra vendeve të punës në 10 vjetët e ardhshëm

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtarë rinor për punësim të gjelbër 2019 i cili është mbajtur në Gjakovë, temat e të cilit ishin mbrojtja e ambientit, energjia e ripërtërirë, punësimi i të rinjve dhe edukimi.

Ai tha se gjatë 10 viteve të ardhshme parashihen të investohen miliarda euro, të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune.

“Kosova është në fazën finale të futjes në obligime të reja karshi direktivave të Bashkimit Evropian përmes strategjisë së përbashkët rajonale për klimë dhe energji për 10 vitet e ardhshme. Kjo strategji parasheh investime miliardshe gjatë 10 viteve, të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune në Kosovë”, u shpreh Lluka.

Ai po ashtu tha se nëse kujdesemi që të arsimojmë të rinjtë, punësimi i gjelbër do të jetë gjeneruesi më i madh i vendeve të punës.

“Kosova është vendi më i ri në Evropë. Rinia, nëse angazhohet si duhet, është aseti më i madh i saj dhe kjo është grup mosha më e rëndësishme e popullsisë. Punësimi i gjelbër, do të jetë punë gjeneruesi kryesorë në 20 vitet e ardhshme, por ne duhet të kujdesemi gjithashtu që nuk dështojmë në edukimin e të rinjve në këto fusha”, tha Lluka.