Futbollisti i Galatasarayt nuk pranon të shtyjë martesën, bën dasmë në kohë pandemie

Periskopi.com Sporti

Aktorja turke Silan Makal është kurorëzuar në martesë në një kohë pandemie nga koronavirusi. Aktorja ka vendosur të mos e shtyjë datën e dasmës, por të martohet me partnerin e saj, futbollistin Sener Ozbayrakli.

Çifti mbajtën një dasmë ku të ftuar ishin vetëm familjarët dhe nusja kishte vendosur maskë. Aktorja dukej shumë elegante me fustanin e bardhë teksa preferoi të mbante një look të thjeshtë për flokët dhe makjazhin shkruan Who.

Silan Makal nuk është shumë e njohur në Shqipëri, por në Turqi ajo është e famshme për rolin në serialin “Yeni Gelin”. Aktorja Silan Makal dhe futbollisti i Gallatasarajit, Sener Ozbayrakli kanë vite së bashku. Ata planifikojnë të mbajnë një tjetër dasmë në verë nëse pandemia e koronavirusit mbaron.

foto galeri

 

foto galeri