Imami që ka një filial të televizionit në Kosovë akuzohet për shpëlarje parash

Periskopi.com Lajme

Imami nga India, Zakir Naik, i cili mban në pronësi edhe degën e ‘Peace TV’ në Kosovë, po akuzohet për shpërlarje parash.

Naik, i cili jeton në mërgim, akuzohet për përvetësimin e pasurive kriminale prej 28 milionë dollarësh, gjë të cilën ai e ka mohuar.

Autoritetet indiane e kanë akuzuar imamin edhe për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e terrorizmit.

53 vjeçari promovon një formë radikale të Islamit në kanalin televiziv ‘Peace TV’, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

Ky televizion është i ndaluar në Indi, por ka rreth 200 milionë shikues në mbarë botën.

Mirëpo, shumë vende kanë ndaluar këtë kanal, përfshirë Bangladeshin, ku akuzohet se kanali i Naik ka frymëzuar njërin nga personat e armatosur ta kryej sulmin në Dhaka në vitin 2016, ku u vranë 22 vetë.

Ndikimi i Zakir Naik

Drejtoria e Zbatimit të Indisë, e cila heton krimet financiare, ngriti akuzat kundër Naik në një gjykatë në Mumbai të enjten.

Në gjykatë u tha se ishte identifikuar një pasuri miliona dollarëshe e Naik të ardhura nga krimi.

“Fjalimet dhe ligjëratat nxitëse të Naik kanë nxitur një numër të rinjsh myslimanë në Indi për të kryer aktivitete të paligjshme dhe terroriste”, i tha Drejtoria e Zbatimit gjykatës.

Agjencia e ka akuzuar atë për përdorimin e fondeve nga “burime të dyshimta” për të blerë prona në Indi dhe financuar ngjarjet ku ai bëri “fjalime provokative”.

Naik thotë se paratë i ka bërë në mënyrë të ligjshme.

Kush është Zakir Naik?

Qasja fundamentaliste e Naik ndaj fesë ka qenë prej kohësh e diskutueshme.

Shumë ndjekës të Al-Kaidas kanë thënë se Naik kishte një ndikim të madh në to.

Në korrik 2016, ai erdhi në vëmendje ndërkombëtare pas një sulmi vdekjeprurës mbi kafenenë artizanale ‘Holey’ në Dhaka.

Mediat në Bangladesh pohojnë se një nga personat e armatosur ishte frymëzuar nga fjalimet e Naik.

Më vonë, gjatë këtij muaji, qeveria e Bangladeshit ndaloi ‘Peace TV’ të Zakir Naik.

Në nëntor të 2016-ës, Agjencia Kundër Terrorizmit e Indisë paraqiti një ankesë ndaj Naik, duke e akuzuar atë për nxitjen e urrejtjes fetare dhe veprimtarisë së paligjshme.

Naik u zhvendos në Malajzi më 2017.

Messi dhe babai i tij akuzohen se shpëlan paratë e fondacionit të vet

Periskopi.com Sporti

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka marrë lajmet të këqija nga drejtësia këtë të premte.

Argjentinasi dhe babai i tij janë akuzuar për shpëlarje parash në fondacionin e krijuar nga vetë Messi, transmeton Periskopi.

Ka pasur investigime për të gjitha paratë e dhuruar në fondacion në shtetin e Argjentinës

Përveç babait dhe Lionel Messit, gjithë personeli që ka qenë i punësuar në fondacion janë të akuzuar dhe shumë shpejt do japin deklaratat në polici.

Ky lajm është publikuar sot nga mediat lokale argjentinase La Nacion dhe Clarin./Periskopi/