A janë në rrezik Dardanët: Kjo ishte fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë, që nxiti dhunë të grekëve ndaj qytetarëve shqiptarë

Periskopi.com Sporti

Sonte Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Greqi, kundër së cilës do të luaj ndeshjen e vlefshme për garën e Ligës së Kombeve.

Përballjet sportive dhe jo vetëm, pothuajse gjithmonë kanë ditur të marrin ngjyrime përtej sportive, duke prodhuar edhe tensione me përmasa fatale, shkruan Periskopi.

Periskopi jua sjell në kujtesë një nga takimet më të tensionuara por edhe më të lavdishme për shqiptarët në kuadër të ballafaqimeve shqiptaro – greke.

Në shtator të vitit 2004, në stadiumin ‘Qemal Stafa’, Shqipëria kishte hapur kampanjën e saj kualifikuese për Kupën Botërore 2006, ku për mysafir kishte pasur kampionin evropian të vitit 2004, përfaqësuesen e Greqisë.
Në këtë takim skuadra kuqezi realizoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Greqisë dhe, që nga ajo kohë data 4.9.2004 kujtohet nga shqiptarët si një datë historike.

Golat për kuqezinjtë në këtë sfidë u shënuan nga Edvin Murati dhe Adrian Alija, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Duke pasur parasyshë se kjo fitore e Shqipërisë tejkalonte nivelet sportive, atëherë pothuajse i gjithë kombi shqiptarë u përfshi në festë. Në çdo qytet jehonin këngët me motive patriotike; vetura të mbuluara me simbole kombëtare shiheshin kudo.

Fitorja e shqiptarëve me gjasë i trondti grekët, të cilët mllefin e humbjes në sport e shfryen duke i dhunuar qytetarët shqiptar që jetonin në Greqi.

 

Kjo ishte fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë, që nxiti dhunë të grekëve ndaj qytetarëve shqiptarë

Periskopi.com Sporti

Në shtator të vitit 2004, në stadiumin ‘Qemal Stafa’, Shqipëria kishte hapur kampanjën e saj kualifikuese për Kupën Botërore 2006, ku për mysafir kishte pasur kampionin evropian të vitit 2004, përfaqësuesen e Greqisë.

Në këtë takim skuadra kuqezi realizoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Greqisë dhe, që nga ajo kohë data 4.9.2004 kujtohet nga shqiptarët si një datë historike, shkruan Periskopi.

Golat për kuqezinjtë në këtë sfidë u shënuan nga Edvin Murati dhe Adrian Alija, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Duke pasur parasyshë se kjo fitore e Shqipërisë  tejkalonte nivelet sportive, atëherë pothuajse i gjithë kombi shqiptarë u përfshi në festë. Në çdo qytet jehonin këngët me motive patriotike; vetura të mbuluara me simbole kombëtare shiheshin kudo.

Fitorja e shqiptarëve me gjasë i trondti grekët, të cilët mllefin e humbjes në sport e shfryen duke i dhunuar qytetarët shqiptar që jetonin në Greqi. /Periskopi.com/