“Komb-shteti hebre”, Izraeli kalon ligjin kontravers, heq nga përdorimi gjuhën arabe

Periskopi.com Lajme

Parlamenti i Izraelit të enjten ka kaluar një ligj që e definon vendin si një komb-shtet i popullit hebre, duke provokuar frikë që do të rrit diskriminimin kundrejt popullit palestinezë.

Parlamenti e ka aprovuar ligjin me 62 vota pro dhe 55 kundër, që hebrenjtë vendin e tyre e definojnë sipas gjuhës hebreje duke ndërtuar një komunitet në bazë të interesave nacionale, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Projektligji gjithashtu heq arabishten nga përdorimi si gjuhë zyrtare, duke e ulur atë në një “status të veçantë” që ajo ka më shumë hapësirë brenda institucioneve izraelite.

Kjo përcakton se “Izraeli është një vend historik i popullit hebre dhe ata kanë të drejtat ekskluzive për vetëvendosje si një komb”. Gjithashtu thuhet se shteti e ka vendosur si kryeqytet të saj Jeruzalemin.

“Ky është një moment përcaktues në analet e Sionizmit dhe në historinë e shtetit të Izraelit”, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.

Anëtarët palestinezë të parlamentit izraelitë e dënuar projektligjin.

Një prej ligjvënësve, Ahmed Tibi tha “E shpalli me tronditje dhe pikëllim vdekjen e demokracisë”./Periskopi/