Hyseni i LDK’së: Isha kundër qeverisë me Kurtin dhe kisha të drejtë

Periskopi.com Lajme

“Asnjëherë nuk e kam fshehur mendimin tim rreth koalicionit më Vetëvendosjen dhe në fund doli se kisha pasur të drejt.”

Kështu ka thënë në një deklarata për arbresh.info, anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni.

Hyseni ka bërë të ditur se LDK-së i ka bërë lutje Albin Kurtit që mos të ketë marrëdhënie të këqija më SHBA-të.

“Zotëri Kurti ka bërë konstatime të gabueshme shumë shpesh. Unë se kam fshehur asnjëherë qëndrimin tim edhe publikisht. Unë i kam pas rezervat e mia për koalicionin LDK-VV. Vetë veprimet  Qeveris  Kurti e kanë dëshmuar se unë kam pas të drejt që kam pas ato rezerva se Qeveria Kurti është më e drejt. Më tu bërë Kryeministër zotëri Kurti ka nis të shfaq tendenca të hapura egocentrizmi që nuk pyesin për as një interes tjetër përveç atyre personale. Zotëri Kurti duhet ta di dhe ta shoh se ka dështuar në menaxhimin e një Qeverie që prisnim se do të jetë e ndryshimit. LDK është përpjekur të bashkëpunoj më zotërinë Kurti . LDK e ka lutur zotërinë Kurti më javë të tera që të ketë kujdes në raport më SHBA-ë. Në vend që ta bënte këtë zotëri Kurti e shkarkon një Ministër të LDK-së që është edhe nënkryetar i LDK-së. Ishte thirrje direkte që nuk donte bashkëqeverisje më LDK-së”

Sipas tij Kurti me qëllim e rrëzoi qeverinë pasi nuk donte të merrte përgjegjësi

“Qeveria Kurti është vetë rrezuar sa qe më le shijen se vetë zotëri Kurti ka pasur dëshirë që të ik sa ma par prej pozitës që e ka pasur. Tash kemi një qeveri të rrezuar më mocion dhe atë më votë bindës dhe kemi një situatë që Gjykata Kushtetues është venë në veprim që të kontestohet dekreti i Presidentit për kandidatin për Kryeministër nga LDK. Edhe pse jam një nga hartuesit e Kushtetueses nuk i jap vetës  të drejt që të komentoj vendimin. Gjeja e fundit që do ta bënë LDK-ja është të kontestonte apo mos ta pranonte një vendim të Gjykatës. LDK do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Hyseni.

Hyseni sqaron nëse do të jetë i propozuar për kryeministër nga LDK

Periskopi.com Lajme

Skender Hyseni sonte në Desku ka thënë se janë spekulime fjalët se aim und të jetë kandidat për kryeministër të ardhshëm, transmeton Periskopi.

Hyseni thotë se as që është diskutuar emri i tij ndonjëherë.

‘’Nuk e presim interpesitimin e Kushtetuess. Por do tia lëmë atë Kushtetueses. Ajo le ta bëjë punën e vet. Absolutisht nuk jam kandidat për kryeministër. Ka qenë spekulim dhe i indinjuar. Asnëjherë nuk është diskutuar për emrin tim, e as për ndonjë emër tjetër’’, ka thënë ai.

‘Mbase nuk ndjehem që dua të jem kryeministër. Por pak e rëndësishme është se cili emër do të jetë kryeministër nga LDK’’/PERISKOPI/

 

 

Hyseni: Kam frikë që Kurti e shkarkoi me qëllim Veliun, ky i fundit nuk ishte kundër koalicionit

Periskopi.com Lajme

Skender Hyseni nga LDK sonte në Desku ka thënë se ka frikë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e shkarkoi Agim Veliun me qëllim, ndonëse thotë se nuk do që të spekulojë, transmeton Periskopi.

‘’Askush neë LDK për asnjë moment nuk ka menduar në rrëzim qeverie në atë kohë. I është thënë Kurtit që në rast se nuk pajtoheni me këkresat që vijnë nga Ëashingtoni. Kam frikë që zotëri Kurti e ka bërë me qëllim shkarkimin duke e ditur që LDK nuk do ta pranonte një poshtërim të tillë’’, ka thënë Hyseni në Desku.

‘’Nuk është e vërtetë që Agim Veliu ka qenë kundër koalicionit me VV’në’’.

Tutje ai ka sqaruar vizitën e tij në Ëashington, për çka ishte kritikuar ngs Vetëvendosje.

‘’’Takimi në Washington ka qenë eksklzivisht në funksion të informimit dhe sqarimit të pozicioneve dhe dialogur me Serbisë. Rreth asaj se çka duhet të bëjë Kosova. Takimi spejgues, por edhe takim ku janë dhënë në linja shumë të pastra pozicini amerikan karshi dialogur dhe veprimeve që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës.’’

‘’Gjatë gjiths bisedave për koalcon nga LDK është thënë se tarifa duhet të hiqet, e për reciprocitet ka kohë të mendojmë.

LDK ka kërkuar na VV qe të përmbushte ato kërkesa minimaliste të Amerikës.’’/PERISKOPI/

 

Hyseni qorton Kurtin: Nuk përjashton që Kosova të mbetet pa Qeveri në këtë kohë të rëndë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka marrë vendim që të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për shkak të një deklarate të cilën e ka cilësuar të pamatur dhe e cila ka shkaktuar panik rreth situatës me koronavirusin.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni për Periskopin tha se veprimi i Kurtit është i nxituar dhe i pamatur.

“Kryeministri Kurti ka bërë një veprim të nxituar, tërësisht arbitrar dhe natyrisht të papranueshëm. Kurti nuk mund të shkarkojë e as të ngarkojë asnjë ministër të LDK-së pa vendim të organit qendror të LDK-së, të kryesisë së LDK-së. Prandaj është sa arbitrar aq edhe i pa menduar, por le t’i mbetet zotëri Kurtit t’i vlerësoj veprimet e tij, ndërkohë që asnjë veprim i kësaj natyre LDK-në nuk e obligon e aq më pak e detyron ta përkrahë’’.

I pyetur se një vendim i tillë, a përkthehet në rrëzim të qeverisë, Hyseni nuk e përjashtoi mundësinë, që Kosova në këtë kohë të mbesë pa qeveri.

‘’Për këtë do të duhej të kishte menduar zotëri Kurti para se të bënte këto veprime arbitrare dhe tërësisht jo parimore në një parti politike, këto veprime janë të patolerueshme’’, përfundon Hyseni./Periskopi/Z.R/

Hyseni paralajmëron VV’në: Nuk bëhemi bashkëfajtorë në prishjen e partneritetit me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka paralajmëruar partneren e partisë së tij në koalicionin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje, kundër prishjes së raporteve Kosovë-Shtetet e Bashkuara.

Hyseni ka thënë në  “Pressing” se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet ta ruajë marrëdhënien e vendit me Amerikën.

Deklaratat e Hysenit vijnë pas këmbënguljes së Kurtit për mosheqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, ashtu siç po kërkon Uashingtoni zyrtar.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se partia e tij “nuk do të bëhet bashkëfajtore në prishjen e partneritetit me SHBA’në – në asnjë variant”.

Ky është parim i panegociueshëm nga LDK’ja”, është shprehur ai më tej.

Duke komentuar paralajmërimet nga Amerika për tërheqje të trupave ushtarake nga Kosova, Hyseni ka thënë se Kosova “nuk guxon të presë” që diçka e tillë të ndodhë.

“Do të jetë tepër vonë”, ka paralajmëruar ish-shefi i diplomacisë kosovare.

 

 

U përmend si pasardhës i Vlora Çitakut, Skënder Hyseni deklarohet për Periskopin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misionet diplomatike të shtatë ambasadorëve dhe konsujve, e në mesin e tyre edhe të ambasadores në SHBA, Vlora Çitakun.

E në media kanë qarkulluar dy emra të cilët janë lakuar se mund të jenë pasardhës të Çitakut.

Në mesin e tyre është Skënder Hyseni i LDK-së, i cili sipas disa medieve në vend, është propozuar që të emërohet ambasador i Kosovës në ShBA.

Por i kontaktuar nga Periskopi, ish ministri i Punëve të jashtme, e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ai është propozuar që të jetë përfaqësuesi i Kosovës në ShBA.

Ai tha se ‘nuk dëshiron që të komentojë të pavërteta’.

“Nuk dua të komentoj asgjë, përderisa s’ka diçka të vërtetë’, tha Hyseni.

Përveç Skënder Hysenit, për ambasador të mundshëm të Kosovës në Amerikë është lakuar edhe emri i publicistit Veton Surroi./Periskopi/

Klan Kosova: Betejë mes Skënder Hysenit dhe Veton Surroit për ta zëvendësuar Vlora Çitakun  në Washington

Periskopi.com Lajme

Janë dy personalitete që mund ta pasojnë Vlora Çitakun në pozitën e Ambasadorit të Kosovës në SHBA.

Klan Kosova mëson se beteja është duke u zhvilluar në mes të Skënder Hysenit të LDK-së dhe publicistit, Veton Surroi.

Hyseni është pjesë e LDK-së, ndërsa ka ushtruar funksionin e ministrit të Jashtëm dhe më pas edhe të Brendshëm në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa Surroi është i njohur për pjesëmarrjen e tij në procesin e Rambujesë dhe të Vjenës, kurse me politikë aktivisht nuk është marrë prej kur partia e tij “ORA” nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Skënder Hyseni: Mos të ngutemi, Vlora Çitaku është ambasadore shumë kompetente

Periskopi.com Lajme

Lidhur me njohen e shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, e cila po del të mos jetë e vërtetë, ka folur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Ai ka thënë se në raste të tilla, ka mundësi që të kishte një keqkuptim në deklaratat e ndërsjella mes diplomacive. Hyseni I ka thënë klanKosovës se ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku është mjaft kompetente dhe se është e vështirë të ketë bërë ndonjë gafë.

“Në Washington DC kemi një ambasadore mjaft kmepetnte, e cila që është vështirë të bëjë gafe. Sidoqoftë ka mundësi që të ketë ndonjë keqkuptim me autoritetet e Xhamajkës”, përcjell Periskopi.

Ai ka shtuar se e gjitha çka duhet të bëhet është pritja e një note verbale që konstaton njohjen. Megjithëse thotë se kjo nuk është alarmuese pavarësisht se është shqetësuse, dhe se nuk është e nevojshme të ndeshokohet për një gjë të tillë.

 

 

 

Hyseni: Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradën, një hap në drejtim të duhur

Periskopi.com Lajme

Skënder Hyseni thotë se letra e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo është shumë e qartë. Ai thotë se nënshkrimi i dy letrave të qëllimit për hekurudhuat dhe autostradën, është një hap në drejtim të duhur.

Shkrimi i plotë i tij:

Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.

Nënshkrimi, sot në MSC,  i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur!

S.H.

Skënder Hyseni: Për reciprocitetin duhet të mendohet mirë

Periskopi.com Lajme

Skënder Hyseni nga LDK ka thënë se vendosja e tarifës 100 përqind ndaj Serbisë ka qenë veprim i mirë në kohën kur është bërë.

Por tash sipas tij situata ka ndryshuar dhe që kjo masë duhet të hiqet nga institucionet e Kosovës.

“Taksa është shndërruar në kauzë të përplasjes së brendshme politike. Shihet qartazi se ka polarizim rreth kësaj teme brenda spektrit politik në Kosovë. Kjo e bën taksën të dëmshme, hiç fare tarifën si pengesë për rivendosjen e dialogut me Serbinë që është agjendë amerikane dhe ne nuk kemi asnjë llogari që të mos e përkrahim. Ne duhet bëhemi bashkautorë të agjendës amerikane”, ka thënë Hyseni.

Hyseni në Zona B të Klan Kosova ka theksuar se edhe masa e paralajmëruar e reciprocitetit duhet të mendohet mirë para se të vihet.

“Taksa duhet të hiqet. Nuk duhet të bëhen improvizime. Do të doja ta dija se çfarë mendohet me reciprocitetin dhe nëse mendohet si një kauzë tjetër që paraqet të njëjtat pengesa, atëherë kjo duhet të mendohet mirë. Të mendohet mirë para se të bëhet hapi i caktuar. Nuk e kam të qartë se çfarë mendohet me reciprocitetin”.

“Reciprocitet ekonomik ka disa rrafshe që mund të zbatohet. Nëse flasim për reciprocitet total, kjo është veç një kauzë e re që e zëvendëson kauzën e vjetër. Reciprocitet total do të thotë njohje e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Taksa duhet të hiqet pa asnjë kushtëzim, por kushtëzimi duhet të vjen nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradi. I vetmi kusht i panegociueshëm është që Beogradi të ofroj prova që ka ndërprerë fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe kundër njohjeve dhe fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizma ndërkombëtarë”.

Hyseni ka thënë se LDK ende nuk ka një vendim të sajin rreth taksës.

“Nuk e kemi trajtuar në strukturat e partisë ende këtë çështje por duhet trajtuar dhe të merret një vendim për taksën – rreth pjesës së taksës”.

Hyseni porositë Kurtin: Nuk duhet vepruar njëanshëm për taksën dhe reciprocitetin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti por edhe LDK vazhdimisht po deklarohen ‘pro’ heqjes së taksës për ta zëvendësuar me reciprocitet.

Skënder Hyseni nga LDK-ja thotë se nuk duhet të bëhen veprime të njëanshme dhe se taksa duhet të hiqet me kushte e zotime te caktuara e të garantuara ndërkombëtarisht nga ana e Serbisë por edhe me bashkëpunim me gjithë spektrin politik.

Hyseni ka deklaruar se duhet të ketë qartësi, sepse shton se reciprociteti i plotë shkon deri te njohja e pasaportave e tagrave të veturave të Kosovë nga Serbia që do të thotë njohje e shtetit tone.

“Qëndrimi im për taksën është i njohur botërisht. E kam përkrah fuqimisht taksën kur është vendos, karshi agresivitetit të Serbisë në fushën ndërkombëtare. Taksa nuk është instrument i domosdoshëm, por nuk duhet të betonohet dhe doemos duhet të qëndroj ashtu si është. Duhet të veprosh konform situatave dhe kërkesa të reja, duhet të shqyrtohet seriozisht, duhet të ketë konsultime me gjithë spektrin politik, s’duhet të bëhen veprime të njëanshme”, ka deklaruar Hyseni në një intervistë për Infokus.

Ai më tej ka thënë se ndërkombëtarët insistojnë në heqjen e taksës, por sipas tij kjo taksë duhet të hiqet me kushte e zotime të caktuara e të garantuara ndërkombëtarisht nga ana e Serbisë.

Hyseni për reciprocitetin i çon mesazh kryeministrit Kurtit duke thënë se duhet të analizohet një veprim eventual i tillë.

“Shpresoj të jetë analizuar mirë kjo, sepse bëhet fjalë për një periudhë zhvillimesh Kosovë-Serbi që kërkon qartësi të plotë edhe nga faktori ndërkombëtarë. Aplikimi i reciprocitetit të plotë, shkon deri te kushti i patejkalueshëm i njohjes reciproke, targave, pasaportave që është njohje e shtetit të Kosovës. Nëse kjo është periudha më adekuate, unë nuk jam shumë i sigurt, ndoshta përvoja ime me negociata nga Rambujeja më bën më të kujdesshëm. Duhet të analizohet, duhet të bëhet në harmonizim të ngushtë me SHBA dhe BE-në. Nuk besoj që hapat e njëanshëm i kontribuojnë proceseve të mëtejshme, duhet kujdes maksimal”, ka thënë Hyseni.

Skënder Hyseni sërish kundër Vjosa Osmanit për foton e Thaçit: S’do të duhej të hiqej, s’i bën nder as Rugovës

Periskopi.com Lajme

Skënder Hyseni, ka folur sërish për heqjen e fotografisë së presidentit Thaçi nga kryekuvendari Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se ka reaguar pasi ka marrë shkas vendimin e PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e Kryesisë, çka thotë sërish se fotoja nuk do të duhej të hiqej, pasi sipas tij nuk i bën nder as presidentit të ndjerë Rugova përdorimi i tillë i fotografisë.

“Kam marrë shkas nga vendimi i PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke gjetur për arsyetim heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyra e kryetares së Kuvendit, shqetësimi ka qenë ky bojkotim, ku do duhej konsensus minimal për çështjet që na presin, nuk do duhej të hiqej, nuk i bën nder as Presidentit Rugova, një përdorim i tillë i fotografisë së tij për qëllime që nuk e di çfarë qëllimi, të gjithë jemi njerëz e mund të kemi mendime të caktuara, por qenësore është institucioni e të sillemi në mënyrë institucionale, e kam parë të panevojshme këtë lojë të fotografisë, sepse ka kriju pretekste të panevojshme për të tensionuar situatën, po aq të papjekur e kam pa reagimin e PDK-së sepse është e domosdoshme që kryesia të funksionoj normalisht”, ka thënë Hyseni për Infokus.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e saj dhe ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.

Skënder Hyseni për Periskopin: S’lodhem për deklaratat e Avni Zogianit

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani, ka hedhur akuza mbi zyrtarë të LDK-së, të cilët sipas tij po sulmojnë Vetëvendosjen dhe koalicionin me këtë parti.

Zogiani  i ka përmendur emrat e  Agim Veliut, Skënder Hysenit, Lutfi Hazirit, Driton Selmanajt, të cilët sipas tij po e bllokojnë marrëveshjen.

Përveç këtyre ai thotë se ka edhe të tjerë, ndërkaq që siç thotë ai, nga ana e VV-së s’ka asnjë zyrtar që e bën një gjë të tillë.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Skënder Hyseni i LDK-së duke thënë se nuk i komenton deklaratat e tilla dhe se nuk lodhet që ti komentojë.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk komenton deklarata të tilla sepse siç thekson ai, deklaratat e tilla janë nën nivel.

“Unë nuk jam njeri që komentoj postime të askujt në Facebook, unë mendimet e mija i shfaqi publikisht, qoftë në kryesi qoftë në medium. Nuk lodhna fare unë nuk komentoj absolutisht të kësaj natyre., kështu që është nën dinjitetin tim të merrna me këso postime”,tha Hyseni Periskopin./B.Hoti/

Hyseni zbeh shpresat: Nuk shoh më hapësirë për koalicion me VV’në

Periskopi.com Lajme

Skender Hyseni sonte në Rubikon ka thënë se tashmë nuk ka mbetë hapësirë që të ndodh koalicioni LDK-VV, transmeton Periskopi.

Hyseni ka thënë se këtë e pamundësojnë deklaratat dhe veprimet e fundit të VV’së.

‘’ Nuk shoh hapësirë për koalicion me VV’në. Nuk kemi pasë kohë ta trajtojmë këtë të fundit, por nëse më pyet dikush mendoj që hapësira është zhduk tërësisht sepse ka qenë mesazh i qartë nga VV’’, ka thënë Hyseni.

Hyseni thotë se Vetëvendosje nuk do koalicion.

‘’VV asnjëherë nuk ka thënë se juve ju takon kryetari në pako komplete. Por hajt ta bëjëm këtë njëherë, e ai po vije puna’’

‘’Ka dashur që LDK ta paraqesë si parti lakmitare, që do shumë pushtet. Me cdo veprim të krijojnë alibi për ta akuzuar LDK’në, Por e panë që nuk e pranuam rritjen e ministrive’’/PERISKOPI/

 

Haki Abazi tha se LDK do të përçahet, Hyseni: Qesharake, ndjellakeqe dhe monstruoze

Periskopi.com Lajme

Skender Hyseni nga LDK sonte në Rubikon ka komentuar deklaratën e Haki Abazit të VV’së se ‘LDK’ do të përqahet nëse nuk bëhet Albin Kurti kryeministër’, transmeton Periskopi.

Hyseni ka thënë se kjo deklaratë është monstruoze dhe qesharake.

‘’Nëse nisesh me këso premisash, me përrqarje, në mënyrë monstruoze,  u zbulu këto ditë, ndoshta padijshëm që nëse Kurti nuk bëhet kryeministër,  LDK do të përqahet, Nuk ka me qesharake, ndjellakeqe dhe monstruoze’’, ka thënë ai.

‘’VV bën m e gisht gjinjë, sikur veprove mirë, sikur vperove keq, prnadja nuk jam duke e marr ëeriozisht VV’në sepse duke tse nuk është  egatshme të marrë përgjegjësinë që ia ka dhënë qytetari.

A po bën VV sërish përatitje për zgjedhje, duke bërë fushatë, duke bërë përpjekje të martinizohet’’/PERISKOPI/

Hyseni: VV po bën fizkulturë sepse po do zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, qëndrimet e “Vetëvendosjes” për bashkëqeverisje po i sheh si papjekuri politike që, siç thotë ai, nuk i kontribuojnë një zgjidhjeje të qëndrueshme e funksionale.

Hyseni në një intervistë për “Front Online” i quan “fizkultura” politike sjelljet e Vetëvendosjes, derisa potencon qëndrimin e tij se kjo parti është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Thotë se LDK-ja nuk është parti e betonuar dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me “Vetëvendosjen” do të shikojë të gjitha opsionet në të mirë të vendit.
Për pozitën e Kryeparlamentarit, Hyseni thotë se LDK-ja e ka votuar Konjufcën për të mos e bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Hyseni për thotë se sot ose nesër presin përgjigje finale nga “Vetëvendosje” lidhur me propozimin e LDK-së, përndryshe do t’i lihet hapësirë VV-së që të gjej rrugë tjetër për formimin e Qeverisë.

Shtimin e numrit të ministrive e sheh si joseriozitet ndaj besimit të qytetarëve derisa thotë se rritja e ministrive nuk do të ndodhë.
Ai flet edhe për takimin që ka pasur me ambasadorin Grenell në Berlin. Thotë se u bisedua për çështje vitale për Kosovën, por nuk jep detaje për shkak të diskrecionit që duhet mbajtur.

Hyseni tha se dialogu me Serbinë e taksa ndaj kësaj të fundit ishin tema të pashmangshme në këtë takim.

Hyseni ia kujton VV’së sulmin që ia kishin bërë kur ishte ministër

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga LDK, Skënder Hyseni ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje sulmin që i kanë bërë anëtarët e LVV-së, në kohën kur Hyseni ishte ministër.

“Në kohën time të mirë dhe në veturën time private LVV më ka sulmuar dhe kanë dal me komunikatë e kanë marrë përgjegjësinë.  Nuk kam pranuar të ngritët as padi”, ka thënë Hyseni për RTV 21.

Ai ka thënë se nuk po she prova të mira, nëse LVV ka ndryshuar edhe pse ai thotë se kjo parti ka evoluar.

Ai po ashtu tha se tani LVV e ka një mundësi të madhe për të dëshmuar vetën nëse ka ndryshuar

Në korrik të vitit 2016, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sulmuar me ngjyrë veturën “Audi A6” të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e cila më pas është përplasur me dy vetura të tjera civile gjatë evitimit të “sulmit”.

“Rreth orës 10:23 ka pranuar informacion se sot (22.07.2016) në rrugën “Agim Ramadani” prapa objektit të Komunës së Prishtinës, nga persona të dyshuar është sulmuar-gjuajtur me shishe me ngjyra të ndryshme vetura në të cilën gjendej ministri i Punëve të Brendshme. Si pasojë, vetura e cila ishte në lëvizje, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafrango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhej në njoftimin e Policisë./KosovaPress/

Hyseni: Nëse VV do e merrte edhe Qeverinë edhe Presidencën, do të kishte kapje të shtetit

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Jashtëm nga LDK, Skënder Hyseni ka thënë se nëse nuk arrihet te një marrëveshje, LDK mund ta përkrah seriozisht një qeveri të pakicës, e prezantuar nga Vetëvendosje.

Hyseni tha në këto bisedime që po zhvillohen për koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, nuk ka partneritetet, nuk ka sinqeritet dhe nuk ka pragmatizëm.

Ai tha se skepticizmin e ka shkaktuar ekskluzivisht Vetëvendosje, duke kërcënuar me zgjedhje dhe forma tjera, thuaj se i kanë 90 përqin të votave.

“Duhet të këndellen, pasi të dyja bashkë nuk e bëjnë çerekun e trupit votues të shqiptarëve në Kosovë, andaj kërkohet nevoja e një pragmatizmi fleksibil”, deklaroi ai në RTV21.

Ai ka thënë se nëse SHBA dhe Britania e Madhe, kanë thënë se duhet të formohet qeveria, ai tha se është thënë gabim, por Hyseni tregoi se kështu nuk është thënë, pasi është në rrjedh të bisedimeve.

Ai tha se kjo situatë është krijuar nga LVV dhe nga disa analist të quajtur, pasi një këmbë e kanë në një parti të caktuar dhe një në parti, dhe sipas tij nuk mund të ndërtojnë koncepte politike nga personat në studio, pasi nuk kanë përgjegjësi kushtetuese.

“LVV e ka përgjegjësinë e plotë, sepse është parti fituese dhe varet nga ajo a do të ftojë një parti të tretë në koalicion, qoftë AAK-në, apo Nismën”, tha Hyseni.

Ai ka thënë se emri i kandidatit për President nuk është përmendur në LDK dhe nuk ka emër, kurse emri i Isa Mustafës i përfolur si kandidat i mundshëm, ai tha se është bërë për ta diskretituar emrin e tij, dhe këtë ai e quajti të turpshme.

Ai tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje, LDK mund ta përkrah seriozisht një qeveri të pakicës, e prezantuar nga Vetëvendosje.

Hyseni tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje për Presidentin, vendi detyrimisht do të shkojë në zgjedhje në momentin që vie situata për zgjedhjen e Presidentit.

Ish-ministri Hyseni po ashtu e quajti të pa pjekur dhe të matur, deklaratën e Kurtit pas zgjedhjeve, se marrëveshja do të arrihet brenda 72 orëve. Ai po ashtu tha se sa i përket LDK-së, marrëveshja do të arrihej brenda 72 orëve, por është LVV që po i kundërshton parimet e LDK-së.

Hyseni tha se nëse përqendrohet shteti në qeveri dhe në presidencë nga Vetëvendosje, do të ketë kapje të shtetit, por në një formë tjetër nga kjo që kemi sot.

 

Hyseni: Albin Kurti u nxitua kur e propozoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka komentuar zhvillimet e fundit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së në kuadër të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Hyseni, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se patjetër që emri i kryeministrit kalon formalisht nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje pa aprovim të njërës apo tjetrës kryesi të emrit të kryeministrit”.

Ai ka thënë se “deklarata e Lutfi Hazirit ka qenë absolutisht korrekte kur ka thënë  se emri i kryeministrit kalon edhe nëpër zyrat e LDK-së”.

“Haziri nuk ka thënë asgjë për të ngjallur një reagim të tillë, përkundër ka thënë diçka që është e natyrshme dhe normale”, tha ai.

Hyseni ka thënë se megjithatë askush në LDK nuk e vë në dyshim se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet dhe atyre u takon posti i kryeministrit.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se edhe posti i presidentit patjetër që duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

Hyseni ka thënë se Albin Kurti është nxituar tepër kur ka propozuar Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ai nuk mund ta përcaktojë një marrëveshje politike në mënyrë unilaterale.

“Ai post përcaktohet në bisedime e negociata dhe në fund në nivelin më të lartë politik”, tha Hyseni.

Nurellari: Në kohën e Skender Hysenit janë emëruar 80 për qind të të punësuarve në Ministrinë e Jashtme

Periskopi.com Lajme

Ardi Nurellari nga Partia Demokratike e Kosovës, në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se LDK-ja ka përgjegjësi për gjendjen në të cilën është diplomzacia kosovare.

Nurellari tha se në Ministrinë e Jashtme, sepse një përqindje të madhe të stafit e kanë emëruar në kohën e Skënder Hysenit.

Ai tha se fjalët që thonë nga LDK-ja për Ministrinë e Jashtme janë auto-kritikë.

“Zotëria nga LDK-ja po flet me keqardhje për Ministrinë, megjithëse atë ministri e ka bërë Skendër Hyseni, ata persona janë emëruar nga LDK-ja. 80 për qind e administratës së Ministrisë së Jashtme janë emëruar nga Skënder Hyseni. Ndoshta ju jeni LDK-ja e re dhe po e mohoni të kaluarën por 280 njerëz të administratës janë emëruar nga partia juaj”, u shpreh Nurellari.