Sven-Goran Eriksson: Presidenti i Juves erdhi në dhomën e hotelit dhe më ofendoi pasi refuzova ofertën e tij

Periskopi.com Sporti

Sven-Goran Eriksson rikthehet të flasë për median italiane dhe e bën këtë në pritje të një dueli si Juventus-Lazio, i cili mund të vendosë shumë prej fateve të titullit kampion.

Ndër të tjerash, ish-trajneri i klubit nga Roma ka zbuluar prapaskenat kur kishte refuzuar ofertën nga Juventusi vite më parë, transmeton Periskopi.

Keni qenë ndonjëherë pranë pankinës së Juventusit?

Po. Në vitin tim të dytë te Lacio pata një ofertë nga Juvja. Pak e dinin këtë lajm, por përgjigja ime ishte: “Jo, falëminderit”. Menaxheri im për pak desh theu tavolinën, desh i ra infarkt.

Madje, një ditë, presidenti Anjeli erdhi dhe na bëri vizitë në dhomën tonë të zhveshjes, me rastin e Juventus-Lacio. M’u drejtua mua dhe më tha: “E dija që Eriksen ishte një trajner i zoti, por nuk e dija që Eriksen ishte një person kaq pak inteligjent”. Dhe ndoshta nuk e kishte aspak gabim kur i mendoj edhe sot e kësaj dite fjalët e tij. /Periskopi.com/