Talebanët të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje me SHBA

Periskopi.com Lajme

Talebanët janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare me SHBA, tha sot në një intervistë, nënkryetari i organizatës militante islamike, Sher Mohammad Abbas Stanekzai.

Stanekzai i tha BBC se militantët do të deklarojnë armëpushim me trupat amerikane në Afganistan, pasi të nënshkruhet marrëveshja.

Talebanët dhe SHBA ishin në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi papritur bisedimet e paqes javën e kaluar duke përmendur vrasjen e një ushtari amerikan dhe 13 të tjerëve në një bombardim taleban të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Zëdhënësi i grupit militant tha se, ndërkohë, një delegacion taleban i përbërë nga katër anëtarë udhëtoi dje në Iran dhe u takua me zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë këtu ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Zëdhënësi tha se në në bisedime u diskutua procesi i paqes dhe mbrojtja e projekteve të zhvillimit iranian në Afganistan.

Rusia nikoqire e bisedimeve me liderët afganë dhe talibanët

Periskopi.com Lajme

Rusia zyrtare deklaroi të shtunën se presidenti afgan Ashraf Ghani është pajtuar për të dërguar një grup të politikanëve për bisedime paqësore në Moskë, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion përfaqsues i talibanëve.

Rusia në gusht ka propozuar mbajtjen e bisedimeve multilaterale në Moskë, duke ftuar 12 shtete dhe talibanët për të qenë të pranishëm në samit muajin e ardhshëm. Por, takimi ishte shtyrë pas refuzimit të ftesës nga presidenti afgan, me arsyetimin se bisedimet me grupin Taliban duhen të udhëhiqen nga qeveria afgane.

Në një njoftim për media, Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se bisedimet janë konfirmuar të mbahen më 9 nëntor.

“Do të jetë hera e parë që një delegacion politik i talibanëve do të marrin pjesë në këtë takim ndërkombëtar të nivelit të lartë”, thuhet në njoftim./rel