Termokiss mbledhë 570 euro për gratë dhe fëmijët në strehimore, u blejnë ushqime dhe dru për nxemje

Periskopi.com Lajme

Qendra Termokiss ka njoftuar se ka mbledhur 570 euro nga organizimi i Flea Market, me ç’rast me këto të holla kanë blerë ushqime dhe dru për nxemje për fëmijët dhe gratë në nevojë, shkruan Periskopi.

Përfitues të këtij donacioni janë banorët e Strehimores në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë i Termokiss-it:

Tu Dhanë Pak, Bon Shumë!
Për Gratë dhe Fëmijët në Strehimore.

Shumë të dashtun/a,

Po ju njoftojmë me gëzim të madh se gjatë Flea Market në Termokiss i kemi mbledhë gjithsej 570 euro për gratë dhe fëmijët në strehimore.

Ju falemnderojmë përzemërsisht krejt juve që keni ardhë në Flea Market edhe keni dhanë sa keni mujt për gratë edhe fëmijët në strehimore.

Pas kontaktimit të strehimoreve në Kosovë, kemi vendosë që paret e mbledhuna të shkojnë te Strehimorja në Mitrovicë pasi na kanë informu se i mungojnë disa prej gjanave ma bazike për funksionim. Me paret që janë mbledhë kemi ble produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, patate e perime tjera, sheqer,kryp, erëza, produkte të bylmetit, çaj, kafe etj.), produkte higjienike (detergjent, shampon për flokë, për enë e për duar, produkte për pastrim të banjos, kuzhinës, sapuna, etj.) dhe dru për nxemjen e Shtëpisë së Sigurtë.

Një falemnderim shumë i veçantë i takon Meridian Express që e ka përkrahë nismën tonë me 200 euro shtesë për blerje pa pagesë. I jemi shumë mirënjohës Meridian Express që si kompani vendore është shembull për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave.

Shënim anësor: Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që Strehimoret për Gra dhe Fëmijë të financohen 100% prej shtetit. Vendimi nuk është zbatu ende dhe nuk dihet se edhe për sa kohë gratë dhe fëmijët në strehimore do të vazhdojnë të përballen me mungesë të gjanave elementare. Iniciativa jonë i mbulon dikun 3 muaj për Shtëpinë e Sigurtë në Mitrovicë.

Falemnderit shumë krejtve!

Këtë herë në Odën e Librit vjen “Njeriu i revoltuar”

Periskopi.com Kulturë

“Njeriu i revoltuar” është libri i radhës që do të diskutohet në Odën e Librit më 28 shkurt në Bibliotekën Kombëtare.

Takimi që do të fillojë nga ora 17:00, është i hapur për të gjithë lexuesit e dashamirët e librit.

Eseja “Njeriu i revoltuar” e autorit Albert Kamy u botua në vitin 1951 dhe trajton ndër të tjerash ideologjinë marksiste në Rusinë sovjetike, shkruan Periskopi.

Si zakonisht, libri për diskutim është zgjedhur nga shumica e anëtarëve të Odës së Librit.

Oda e Librit është koncept i klubit të librit që mbahet çdo muaj në Prishtinë, si bashkëpunim mes organizatës jo qeveritare “ETEA” dhe qendrës “Termokiss”.

Sipas organizatorëve, Oda e Librit mëton ta zhvillojë shprehinë e leximit, kulturën e debatit, mendimin kritik dhe të promovojë shkrimtarët e rinj shqiptarë.

Së fundmi, OJQ “ETEA” ka filluar ta organizojë Odën e Librit edhe në Ferizaj, në bashkëpunim me Klubin Letrar “De Rada”./ Periskopi/

Sot çikat luajnë shah në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Qikat e Shahut”, klubi i qendrës shoqërore Termokiss, organizon turnir të hapur. Kjo është ngjarja e parë e këtij lloji e këtij klubi.

“Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvillojë këtë sport në shoqërinë tonë.

Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë.

Kjo ngjarje ka për synim ta promovojë shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport.