Mijëra irakianë mblidhen për ta vajtuar Qasem Soleimanin

Periskopi.com Lajme

Mijëra persona janë mbledhur të shtunën në rrugët e Bagdadit për të protestuar kundër vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra përmes një sulmi ajror të forcave amerikane.

Sulmi i së premtes në aeroportin e Bagadidt, i autorizuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat edhe ashtu kanë pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Qytetarët irakianë u mblodhën në rrugët e Bagdadit të shtunën në mëngjes para nisjes së funeralit. Ata mbanin në duar flamuj të Irakut dhe të milicive shiite.

Qasem Soleimani ishte komandant i forcave Kuds dhe ishte përgjegjës për operacionet e ushtrisë iraniane në Lindjen e Mesme.

Ai u vra gjatë kohës kur po udhëtonte me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Irani i përkrah disa grupe militante shiite në Irak dhe është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara për financim të terrorizmit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat e vendit të tij e vranë komandantin iranian që ta parandalonin një luftë, e jo ta nisnin një të re, shkruan “Reuters”.

 

Analisti Gashi: VV dhe LDK janë vetëm dekor demokratik i kleptokracisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Gazetari dhe kolumnisti Dush Gashi ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen për faktin që po vajtojnë vazhdimisht, pa marrë ndonjë hap konkret.

Gashi këto dy parti i ka quajtur edhe ‘dekor demokratik të kleptokracisë së Kosovës’.

‘’Heshtni, aman!Ju të LDK-së e të Vetëvendosjes mos folni kot. E dimë se dini me folë ashtu si kemi dëshirë me ndëgju, po kjo s’është kurgja, madje është shumë keq, se na veni në gjumë me shpresa të rrejshme.

Problemi juaj është pse rrini në pozita vajtuese, pse nuk mund (nuk doni a nuk guxoni) t’i mundni cubat.

Ju jeni vetëm dekor demokratik i kleptokracisë së Kosovës’’, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj gjatë seancës së djeshme  tha se është kurioz të shoh se çka do të bëjnë diçka për të mirën e vendit këto dy parti, në vend që të akuzojnë, shajnë e vajtojnë.

‘Jam tuj pyet cka  e kanë në plan të bëjnë këta. Unë kesh tu u bo me juve, por a dini pse su bana, se ju e keni plan vec me thanë  ti je  i mirë, ti i keq,  une e kam ditë, qa ju thashë unë… Njeri në politikë duhet me bë vendin. Ama me  tërë këtë rrezik që po e paraqitni, e shkoni në shtëpi me flejtë rahat. Nëse e keni ndërmend me pa cka keni në plan me bë, unë mundem edhe me ju bashku juve ,  A nëse e keni plan vec mu anku, ju rritë nera se nuk mund të bëhem me juve.’’, tha dje Molliqaj.

Kujtojmë që dje LDK e VV nuk votuan asnjërin prej Projektligjeve të rëndësishme, të cilat ishin kushte të PSD’së ndaj Qeverisë për miratimin e buxhetit me votat e tyre./Periskopi/

 

 

 

Molliqaj pas plotësimit të kushteve të PSD’s: Nuk vajtojmë, por ecim përpara

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas plotësimit të të gjitha kushteve të PSD’s për votimin e Projektligjit për Buxhetin 2019 – raporton Periskopi.

Molliqaj ka shkruar se shumë prej njerëzve nuk iu kanë besuar se ata mund të shkarkojnë Rikallon, të bëjnë Kosovën me Ligj për Paga e Dialog, por ja që ia dolën.

Teksa ka falënderuar të gjithë mbështetësit e PSD’së, Molliqaj ka shkruar se politika e tyre nuk do të jetë vajtuese, duke aluduar në dy subjektet e tjera opozitare, VV e LDK.

Reagimi i plotë i Molliqajt:

TË GJITHA KUSHTET E PSD-SË U PLOTËSUAN

Shumë nuk na besuan. Na thanë që nuk ka shancë ta shkarkoni Rikallon. Na thanë që ligji për paga është i pashpresë dhe nuk do të bëhet. Na thanë që ligjin për dialog nuk do t’ua pranojë pushteti sepse është kufizues për të…

Por ne në vend të vajtimeve e akuzave, vendosëm të ecim përpara. Dhe ja ku jemi. Sot e shkarkuam Rikallon. Sot kemi ligj të pagave që ua rritë pagat të gjitha kategorive të sektorit publik. Sot kemi ligj që e rregullon dialogun dhe ia kthen kuvendit rolin drejtues. Sot kemi komision për sistemin pensional, që do ta rregullojë këtë të fundit. Për 3 muaj do të kemi Ligj për Qeverinë që do ta kufizojë numrin e zv.ministrave në vetëm 2 për ministri.

I falenderoj të gjithë mbështetësit e PSD-së që patën durimin të përballojnë shpifjet e akuzat e ulëta. Që patën durimin të na mbështesin dhe së bashku të nxjerrim në dritë një politikbërje krejt ndryshe prej asaj që e kanë bërë partitë deri sot. Një politikbërje që sjell ndryshim në Kosovë.

Ju falenderoj që nuk u dëshpëruat përballë akuzave e shpifjeve të ulëta por treguat që në Kosovë po lind një subjekt normal, demokratik, me politika e zgjidhje konkrete e pozitive, që bazon veprimet në program e parime e jo në thëniet e liderit apo sloganet dogmatike.

Po ecim përpara dhe nuk do të ndalemi