Për herë të parë në Klinikën e Syve aplikohet metoda jo kirurgjikale “cross-linking”

Periskopi.com Lajme

Mjekët e Klinikës së Syve në QKUK kanë aplikuar për herë të parë tek dy pacientë metodën e njohur si cross-linking, trajtimi jo kirurgjikal, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2).

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga kjo klinikë, aplikimi i kësaj metode u mundësua pas furnizimit me aparaturës së re mjekësore të blerë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Pas aplikimit të kësaj metode, tek syri mundësohet rritja qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300 %, duke ndaluar progresesin në formën e keratokonusit. Pacientët kanë qenë të datëlindjes 1991 dhe 2005”, thuhet tutje.

Deri më tani pacientët kanë paguar 1200 deri 1500 euro në institucionet private shëndetësore.

Prokuroria po heton nëntë raste të vdekjeve të dyshimta të pacientëve në QKUK

Periskopi.com Lajme

Prokuroria pritet të nisë hetime lidhur me vdekjen e disa pacientëve që dyshohet se kishin ndodhur gjatë vitit të kaluar, në dy klinikat e QKUK-së, Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë.

Vetëm disa muaj pas raportiemve lidhur me dyshimet për rritjen e numrit të pacientëve të vdekur pas ndarjes së njësisë së Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka vendosur që disa prej këtyre rasteve t’i dërgojë për hetim në Prokurori, raporton KTV.

Me dyshimet se kishte pasur trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor e neglizhencë gjatë trajtimit, Prokurorisë i janë dorëzuar 9 dosje të pacientëve.

Pleurat Sejdiu thotë se prokurori i Odës së Mjekëve, fillimisht e pati të vështirë t’i hetojë këto lëndë, për shkak se as jashtë Kosovës nuk arriti të gjente ekspertë të cilët do të kryenin ekspertizën e këtyre rasteve.

Derisa dy klinikat, ajo e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë, kishin hezituar të ofronin dokumente dhe të dhëna për këto dosje.

Pas kërkesës për sqarime nga QKUK-ja për këto dosje, përgjigjja e vetme ishte se ky institucion ka bashkëpunim të mirë me Odën e Mjekëve dhe përgjigjet në çdo kërkesë që ka kjo ajo.

“QKUK-ja ka bashkëpunim të mirë me Odën e Mjekëve dhe përgjigjet në çdo kërkesë që ka Oda e Mjekëve”, thuhet në përgjigjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në mars të këtij viti ishte raportuar se si disa kardiologë të QKUK-së kishin alarmuar lidhur me rritjen e vdekjeve te pacientët, pas ndarjes së njësisë së Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë.

Derisa, SHSKUK-ja, përmes një konferencë për media, kishte mohuar të dhënat mbi vdekshmërinë e pacientëve në këto dy klinika.