Para se të aplikoni për Lotarinë Amerikane, shikojeni këtë video

Periskopi.com Lajme

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka këshilluar qytetarët që fillimisht të ndjekin videon, e cila tregon disa hapa që duhen ndjekur, para se të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

‘Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Përpara se të aplikoni, shihni këtë video në shqip që ju tregon të gjitha hapat”, shkruan Ambasada e SHBA.