Vincent Kompany Archives - Periskopi

Ish- mbrojtësi i Manchester Cityt jep 3 milion euro për klubin belg dhe merr tri poste

Periskopi.com Sporti

Një revolucion i vërtetë te Anderlecht. Të enjten e shkuar, klubi belg zyrtarizoi dorëheqjen e pronarit Marc Coucke, vendi i të cilit është marrë nga Wouter Vandenhaute.

Vincent Kompany (34 vjeç), tani do të mbulojë 3 role në klubin ku u rrit dhe u zhvillua si futbollist: ish-mbrojtësi i Manchester City, në fakt, do të jetë futbollist, drejtor sportiv dhe aksioner i klubit të Bruskelit.

Ashtu si shkruan DH, në fakt, Kompany do të fusë edhe 3 mln euro nga xhepi për të shpëtuar falimentimin e klubit, e njëjta shifër e futur edhe nga presidenti i ri.

Zyrtare: Kompany pason Besnik Hasin, bëhet trajner + lojtar i ekipit mbretëror

Periskopi.com Sporti

Vincent Kompany do ta vazhdojë karrierën te ish-skuadra e tij, Anderlechti, në dy role.

Mbrojtësi belg u largua nga Manchester City pas 11 viteve të kaluara me kampionin e Ligës Premier.

Kompany këtë sezon pati një nga edicionet më të mira në karrierë duke fituar katër trofe, njëri nga edhe titulli kampion.

Përveç këtij trofeu të këtij sezoni, belgu ka fituar edhe tre trofe me klubin e njohur anglez, ndërsa sot i dha lamtumirën.

Nuk ka vonuar shumë dhe Kompany ka vendosur për të ardhmen e tij.

Belgu ka vendosur të kthehet te ish-skuadra e tij, Anderlecht, ku do të ketë rol të dyfishët.

Është vet klubi belg që ka njoftuar se Kompany do të bëhet lojtar dhe menaxher i klubi për sezonin e ri.

Ajo që Kompany i tha yllit të Watfordit pas golit të katërt në finale sot është thjesht brutale

Periskopi.com Sporti

Manchester City është mbret i futbollit anglez.

City u bë skuadra e parë në histori të sportit anglez që fitoi tripletën.

Dhe këtë e bëri me stil, shkruan Periskopi.

“Qytetarët” shkatërruan Watfordin 6-0 në finalen e FA Cup, derisa skuadra nuk ishte as në formën më të mirë.

De Bruyne was unplayable when he came on

Raheem Sterling shënoi hat-trick, derisa Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne dhe David Silva ishin realizatorët e tjerë.

Sidoqoftë, pas golit të katërt, mbrojtësi Vincent Kompany është kapur nga kamerat duke iu drejtuar me fjalën “ouch” yllit të Watfordit, Troy Deeney.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Si Gerrardi për Liverpoolin edhe rrëshqitja e Kompanyt mbrëmë për pak t’ia humbte titullin Cityt

Periskopi.com Sporti

Vincent Kompany mund të ketë shënuar golin që do t’ia fitojë titullin e Premier Leagues skuadrës së tij, Manchester Cityt.

Blegu, i kufizuar me vetëm 12 ndeshje nga minuta e parë këtë edicion, shënoi një gol sensacional nga distanca, derisa ”Qytetarët’ arrtën një fitore të vështirë prej 1-0 kundër Leicester Cityt, transmeton Periskopi.

Mirëpo, disa momente pas golit, Kompany tmerroi fansat e Man Cityt që po e shikonin ndeshjen.

Manchester City v Leicester City - Premier League

Qendër-mbrojtësi rrëshqiti pasi mori një pasim nga Ilkay Gundogan, në një skenë të ngjashme me atë të Steven Gerrardit për Liverpoolin, në ndeshjen kundër Chelseat më 2014.

Por ndryshe nga Gerrard, Kompany arriti të ngritet në këmbë dhe ta largojë rrezikun.

Shikoni momentin më poshtë.


Ndërsa kjo është rrëshqitja e famshme e Gerrardit që ia humbi titullin Liverpoolit. /Periskopi.com/

Imagjinoni të ishit në stadium dhe të mos e shihnit supergolin e Kompanyt – pikërisht kjo i ndodhi këtij fansi

Periskopi.com Uncategorized

Manchester City e ka titullin e Premier Leagues në duar, pasi mposhti Leicester Cityn të hënën mbrëma.

Presioni vetëm sa po shkonte drejt rritjes në ”Etihad” pasi Liverpooli mposhti Newcastle Unitedin 3-2, por djelmoshat e Pep Guardiolës e përballuan situatën në mënyrë brilante, derisa triumfuan me rezultat 1-0, transmeton Periskopi.

Një gol i jashtëzakonshëm nga Vincent Kompany në minutën e 70-të, ia siguroi pikët e plota skuadrës nga Mançesteri.

Goli dukej thjesht spektakolar pas ritransmetimeve televizive, por ai duket edhe më i bukur nëse e shikojmë nga filmimet amatore brenda stadiumit.

FBL-ENG-PR-MAN CITY-LEICESTER

Një fans filmoi shënimin e Kompany nga prapa, derisa kap në mënyrë brilante rrugëtimin e topit në qoshen e epërme të portierit.

Sidoqoftë, filmimet tregojnë gjithashtu pamjet kur një fans largohet nga tribunai pikërisht në momentin kur topi godet rrjetën.

Vërtet është mëkat i madh të shkosh në stadium dhe të humbësh një gol të tillë, diçka që i ndodhi këtij fansi, i cili me gjasë po shkonte në tualet.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpresë për Liverpoolin: Kompany u testua për doping menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme

Periskopi.com Sporti

Vincent Kompani ishte testuar për doping pasi kishte shënuar golin e pabesueshëm të fitores në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leicesterit që përfundoi 1-0.

The Manchester Evenening News pretendon që 33 vjeçari Kompany ishte një nga dy futbollistët e zgjedhur për kontroll të dopingut pas gollit fantastik që e vendos ekipin e tij një pikë para Liverpoolit në garën për titull, përkthen nga The Sun, Periskopi.

Lojtarët e Guardiolas ishin në rrezik që të barazonin në Etihad mbrëmjen e kaluar, duke e ditur se vetëm fitorja iu jepte mundësinë për të festuar titullin.

Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Bernardo Silva nuk mund ta gjenin rrugën e rrjetës pasi u ndeshën me një mbrojtje fantastike nga skuadra e Brendan Rodgers.

Por Kompany, që ishte fantastik gjatë gjithë ndeshjes, shkoi përpara duke dribluar dhe plasoi një raketë nga largësia duke i shkundur tifozët e përgjumur të Cityt.

Sidoqoftë, belgu nuk mund të festonte plotësisht pasi u kërkua për teste me një lojtar tjetër sapo gjyqtari i dha fund ndeshjes.

Kompany kishte thënë se të gjithë i kërkuan të mos shutonte, por ai e bëri. Edhe Guardiola i kishte kërkuar që të mos shutonte.

Rezultatet e testimit ende nuk dihen. /Periskopi

Fitore me aromë titulli, goli i çmendur i Kompanys rikthen Cityn në vendin e parë

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi ndaj Leicester City, duke rrëmbyer pozitën e parë në Premierligë dhe tani skuadra e Guardiolës është 90 minuta larg titullit. Ndeshjen e fundit do të luajë në udhëtim me Brighton.

Manchester City i është afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës, edhe pse me shumë vështirësi, ka arritur t’i marrë tri pikë në shtëpi ndaj Leicester City, duke triumfuar 1-0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi kapiteni, Vincent Kompany, i cili iu gjend skuadrës atëherë kur ka më së shumti nevojë.

Ai shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 70’, gol që mund të ketë vlerën e titullit pasi ia dhuroi Cityt fitoren dhe tani janë 90 minuta larg triumfit për herë të dytë me radhë në Premierligë.

City tani ka 95 pikë, kurse Liverpooli 94.

Ndeshjen e fundit, City do ta luajë në udhëtim te Brighton dhe do të jetë një tjetër finale për ekipin e Pep Guardiolës.

 

Babai i Vincent Kompany-së bën historinë në Belgjikë: Kryetari i parë i zi i komunës

Periskopi.com Sporti

Babai i Vincent Kompany-së, kapitenit të Manchester Cityt është zgjedhur para disa ditësh kryetari i parë i zi i Belgjikës, në atë që është përshkruar si moment “historik” për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany-së, 71 vjeçar, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u urua edhe nga djali i tij përmes një video-mesazhi në të cilën ai foli në tri gjuhë, shkruan Periskopi.

Kompany Fils, 32 vjeçar, ishte lindur në Uccle, një lagje të Brukselit, dhe vëllai i tij i ri Fraçois, që poashtu është futbollist profesionist në një ligë të Belgjikës, folën për krearinë e tyre në frëngjisht, holandisht dhe anglisht.

https://www.instagram.com/p/Bo7OaPpjWJZ/?taken-by=vincentkompany

Futbollisti shtoi shkurtimisht se: “Histori! Ne jemi shumë krenar për babain tonë. Erdhi si refugjat nga Kongoja më 1975. Tash ju keni fituar besimin në komunën tonë duke u bërë kryetari i parë i zi në zgjedhjet në Belgjikë!” /Periskopi

Vëllai i vogël do të përballet me vëllain e madh, sonte Djajtë e Kuq mbushen me barut kundrejt Les Bleus

Periskopi.com Botërori 2018

40 % e popullatës së Belgjikës janë frëngjishtfolës. Kufiri që i ndan dy kombet është afro 400 milje. Të tilla janë lidhjet e ngushta ndërmjet gjysmëfinalistëve të Kupës Botërore. Ylli i Belgjikës Eden Hazard pranon se ai dhe vëllezërit e tij ishin “më shumë mbështetës të Francës se sa Belgjikës në vitin 1998 (kur Franca ishte shpallur kampion bote)”.

Me një popullsi prej më pak se 12 milionë banorëve, ata janë 1/5 e madhësisë së Francës e cila ka një popullsi prej 70 milionë banorëve. Në rrugët e futbollit, Franca ka idolët e saj si Zindedine Zidane, Eric Cantona dhe Thierry Henry. Deri vonë, Belgjika është mburrur me sportistin e famshëm Eddie Merckx, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Gjenerata e artë si Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne dhe Hazard  i ka ndryshuar të gjithë për të bërë dramatikën në natën e së martës, Belgjika ka të gjitha shancat për të sfiduar fqinjët.

Historia ndërmjet Francës dhe Belgjikës është e komplikuar. Humbja e Napoelonit nga britanikët në betejën e Ëaterloos, çoi në krijimin e pavarësisë së Belgjikës në vitin 1830, e cila është e ndarë akoma mes flemingësve (flasin gjuhën flemingase) dhe valonët (flasin gjuhën frënge).

Vincent Kompany i cili mbart shiritin e kapitenit tek skuadra angleze e Manchester City dhe në kombëtaren e Belgjikës, kishte lindur në Brukselë fëmijë i një emigranti kongolezë. Ai tha se ekipi si diversitet ka pikën më të fortë. “Unë jam 100 për qind belg dhe 100 për qind kongolezë. Është një pasuri që e kam”, tha Kompany./Periskopi/

The likes of Antoine Griezmann (far left) and Eden Hazard (far right) will be on show on Tuesday

Hazard (right) has admitted he supported semi-final opponents France growing up

Belgian newspaper Het Nieuwsblad are hoping the Red Devils can overcome their rivals

Belgian newspaper Het Nieuwsblad are hoping the Red Devils can overcome their rivals

Hazard revealed that the France class of 1998, who won the World Cup, were his heroes

Frenchman Thierry Henry will have mixed allegiances due to his connection with Belgium