“Të rinjtë po kthehen në ‘vrasës’ sapo hipin në timon”

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit jemi tronditur nga ngjarje me pasoja fatale, ku kryesisht janë përfshirë adoleshentë.

Përplasja e makinës me 5 te rinj që ktheheshin nga një festë ditëlindje, në fshatin Bërzhitë, përfundoi me dy 17 vjeçare të vdekura, në timon ishte një adoleshent pa patentë.

“Adoleshentët nuk kanë frikë, duan të arrijnë gjithçka, me çdo mënyrë. Kanë guxim të paparë, nuk kanë frikë edhe nga vdekja. Ata që duhet të ndikojnë në vetëpërmbajtjen e tyre në kultivimin e normave, e asaj që është e lejuar dhe asaj që ndalohet, janë prindërit dhe mësuesit. Është e papranueshme, që një prind, i jep makinën fëmijës, që nuk ka patentë, aq më tepër, që e di se ai do të shkojë në një festë dhe mund të konsumojë alkool dhe lëndë narkotike.

Ky prind lan duart dhe nuk mban përgjegjësi për fëmijën e tij. Nëse këta heqin dorë,atëherë ne kemi larë duart dhe do t’i lëshojmë e do shohim në shoqërinë tonë, ngjarje akoma më të rrezikshme, akoma më tragjike, dhe fatkeqësisht edhe me humbje jete”, ka thënë Gëzim Tushi, Sociolog për t.ch.

Sociologët thonë se adoleshentët kanë kërkesa maksimale, sidomos kur flitet për dhe dëshirat e tyre trupore, kërkesa për t’u veshur për t’u dukur, për të konsumuar alkool, duhan e drogë. Ajo që kanë detyre prindërit është të ndikojnë për t’ua frenuar, për t’i zbutur e ndihmuar.

“Më shumë se janë të rrezikshëm, adoleshentët janë të rrezikuar edhe nga brenda, nga zhvillimet e tyre fizike dhe mendore, por të rrezikuar edhe nga jashtë, nga kjo atmosferë shoqërore. Edhe ata janë në çekuilibërm dhe kanë nevojë për ndihmë. Mendoj se duhet te ndryshojmë sistemin e komunikimit me adoleshentët, metodat e vjetra kanë marrë fund, me adoleshentët vetëm mund të merresh vesh, dhe në qoftë se mendojmë se do ta mposhtim me forcë, dhune dhe mjete drastike, të jeni të sigurtë, se dështimi është i plotë.

Adoleshentët e sotëm nuk janë si ata të djeshmit, as institucionet e as familja, me pushtet absolut mbi ta, kjo për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të marrëdhënieve. Rritja e kuotave të edukimit qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit është çelësi i suksesit këshillojnë sociologët.

 

Pesë futbollistët që kanë vrarë: Alonso i Chelseat e Kluivert i Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Nuk është kurrë e bukur që vrasja të jetë pjesë e futbollit, por fatkeqësisht, sporti më i bukur ka përjetuar pjesën e lojtarëve që janë akuzuar për vrasje dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Kishte shumë polemika kur Bruno (vrasës) fitoi një kontratë profesionale me ekipin e ligës së dytë braziliane Boa Esporte, transmeton Periskopi.

Por, për fat të keq, nuk është rasti i vetëm në botën e futbollit. Duke filluar me Brunon, le të hedhim një sy në 5 vrasësit në botën e futbollit:

#5 Bruno Fernandes de Souza

Bruno Fernandez de Souza murder trial

Portieri brazilian Bruno Fernandes de Souza ishte dënuar me 22 vjet burg për urdhërin e vrasjes së ish të dashurës së tij Eliza Samudio në vitin 2010. Ish kapiteni i Flamengos u shpall fajtor nga një juri në gjykatë.

Ai u dënua për fshehjen e trupit të modeles, duke e copëtuar atë në copa të vogla dhe duke ushqyer atë me qentë. Ai u dënua gjithashtu me akuza për rrëmbimin e djalit të tij. E gjithë kjo në botën normale do ta mbante të mbyllur gjithë jetën prapa grilave brazilianin.

Megjithatë, Bruno u lirua befasisht në shkurt, në pritje të një apeli. Ajo që ishte edhe më e neveritshme ishte fakti që klubi i Boa Esporte menjëherë ia ofroi një kontratë profesionale.

Bruno nuk u pendua edhe pas lirimit të tij. Siç citohet nga Guardian, Bruno tha: “Shoku, çfarë ndodhi, ndodhi. Kam bërë një gabim, një gabim serioz, por gabimet ndodhin në jetë – unë nuk jam një djalë i keq. Njerëzit u përpoqën të varrosnin ëndrrën time për shkak të një gabimi, por i kërkova Perëndisë falje, kështu që unë po vazhdoj me karrierën time, shoku. Po filloj. ”

Dikush mund të shpresojë vetëm që autoritetet braziliane dhe sistemi gjyqësor të mbyllin në burg ish portierin e Atletico Mineiro dhe Flamengo dhe t’i japin Eliza Samudio drejtësinë që ajo meriton.

#4 Diego Buonanotte

Related image

I konsideruar si një nga të rinjtë më premtues në futbollin botëror, Diego Buonanotte ishte pjesë e gjigantëve argjentinas River Plate dhe ishte bashkë në skuadër me Lionel Messin me Argjentinën, e cila fitoi medaljen e artë olimpike të vitit 2008.

Në dhjetor 2009, sulmuesi argjentinas pësoi një aksident fatal dhe ishte i mbijetuari i vetëm pasi humbi kontrollin e makinës së tij dhe e përplasi atë në një pemë. Futbollisti po e ngiste Peugeot 307 të babait të tij dhe po kthehej nga një natë kur ndodhi ky incident fatkeq.

Ndërsa 3 nga shokët e tij në veturë humbën jetën. Diego bëri një rikuperim të mahnitshëm dhe u rikthye në fushë futbolli brenda 5 muajsh. Pas rimëkëmbjes së tij, pati thirrje nga prokurori vendas Carlos Colimedaglia që ta arrestonte atë me tre akuza për vrasje, por akuzat nuk u ndoqën kurrë.

28-vjeçari ka pasur një karrierë të bukur pas këtij aksidenti fatal dhe ka luajtur në klubet si Malaga, Granda dhe AEK Athens. Aktualisht, luan në Kili për Universidad Catolica.

Kur u pyet më vonë se si ndjehet pas aksidentit, ai tregoi që vazhdimisht quhet ‘vrasës’ nga tifozët kundërshtarë.

#3 Patrick Kluivert

patrick kluivert

Legjenda e Ajaxit dhe Barcelonës, Patrick Kluivert ishte dashuria e publikut holandez gjatë sezonit të tij të parë në Ajax, shkruan Periskopi. Një futbollist jashtëzakonisht i talentuar, Kluivert fitoi një mori trofesh me skuadrën holandeze, duke përfshirë një triumf të paharrueshëm të UEFA Champions League në vitin 1995.

Megjithatë, karriera e futbollistit të talentuar në Holandë mori tatëpjetën kur si 19-vjeçar ai përplasi makinën e shokut të tij BMW M3, në drejtim të regjisorit të teatrit holandez Martin Putnam, që rezultoi në vdekjen e 56-vjeçarit.

Një rindërtim i skenës zbuloi se Kluivert kishte udhëtuar me shpejtësi 104kmh në një zonë rezidenciale 50kmh dhe po voziste një makinë të pasiguruar. “Ai ishte në makinën e shokut të tij dhe në mënyrë të qartë humbi kontrollin, zhurma e rrëzimit dukej si një bombë që shpërtheu.” tha një dëshmitar.

Kluivert zbuloi tmerrin që e pasoi pas atij aksidenti, me tifozët holandezë që ishin kundër tij: “Një minutë unë isha idhulli i publikut, heroi i futbollit holandez dhe minutat tjeta ata më thërrisnin vrasës për shkak të asaj që kisha bërë”.

Një vit më vonë, Kluivert, u largua nga Ajax për shkak se nuk e duronte urrejtjen e tifozëve dhe u bashkua me Milanin. Ai më vonë pati një karrierë të jashtëzakonshme në Barcelonë dhe Newcastle United.

#2 Marcos Alonso

marcos alonso bolton wanderers

Marcos Alonso u arrestua në vitin 2011 për përfshirjen e tij në një aksident automobilistik, në kryeqytetin spanjoll Madrid. Ai ishte shoferi i makinës që u përplas me një mur dhe duke vrarë një nga udhëtarët tjerë në makinë, një grua 19-vjeçare.

Alonso po voziste me shpejtësi 122.8kmh në kohën e lagështisë në një zonë ku u lejua deri në 50kmh. Ajo që e bëri rrëzimin e makinave edhe më tragjike ishte fakti se spanjolli kishte një nivel alkooli në gjak prej 0.93mg për litër. (Pothuajse trefishi i nivelit të lejuar të alkoolit në Spanjë)

Image result for Marcos Alonso killer

Fillimisht u dënua me 4 vjet burg, por Alonso e kishte zvogëluar dënimin e tij në 21 muaj dhe më vonë u tërhoq plotësisht pasi që pagoi 500,000 euro në një zgjidhje jashtë gjykatës ndaj familjes së viktimës.

Tashmë spanjolli është duke shijuar momente të veçanta në karrierën e tij futbollistike me Chelsean, por ndoshta ai duhej të dënohej më shumë për shkak se ia mori jetën një 19-vjeçare të pafajshme, përcjell Periskopi.

#1 Alexandre Villaplane

alexandre villaplane

Alexandre Villaplane ishte një mesfushor, i cili madje ishte kapiteni i Francës në Kupën e Botës 1930. Por Villaplane ishte gjithashtu një bashkëpunëtor nazist, i cili kreu krime lufte dhe vrau drejtpërdrejt më shumë se 50 vetë gjatë jetës së tij.

Francezi i lindur në Algjeri ka luajtur në sezonin e inaugurimit të Ligue 1, por ai u arrestua shpejt për korrupsion dhe u përfshi në skandalin e kurdisjes të garës së kuajve.

Megjithatë, në vitin 1944, jeta e Villaplanës mori një kthesë shumë të errët kur u bë kreu i Brigadës së Afrikës së Veriut. Ishte një organizatë kriminale që bashkëpunoi me nazistët gjermanë në aktivitetet kundër rezistencës.

Villaplane mbahet mend kryesisht për mizorinë e tij ekstreme dhe brutalitetin, që ka urdhëruar 53 vetë që të ekzekutohen në Mussidan. Pasi u kap në vitin 1944, ish kapiteni francez u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 26 dhjetor 1944 nga një skuadër qitjeje./Periskopi/