Paralajmërimi i zvogëlimit të Qeverisë ngjall frikë e reagime për reduktim stafi

Periskopi.com Lajme

Nga 21 në 12 pritet të zvogëlohet numri i ministrive në qeverinë e ardhshme. Zvogëlimi i tyre do të bëhet përmes shkrirjes në departamente të veçanta nëpër ministritë përkatëse.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke punuar në riorganizimin e tyre, raporton KTV.

Ndonëse është mirëpritur, bashkimi i ministrive të caktuara ka ngjallur diskutime lidhur me mundësinë e zvogëlimit edhe të stafit të tyre.

Mirëpo, kjo, për njohësit e zhvillimeve politike e ekonomike në vend, nuk duhet të jetë shqetësim.

Krenar Shala thotë se vettingu edhe në administratë është i nevojshëm, ndërsa largimi i punëtorëve nga puna, ka pak mundësi të ndodhë.

Kurse, ekonomisti Mustafë Kadrijaj, thotë se stafi i ministrive do të shpërndahet në drejtori e departamente të tjera.

Qeveria në largim, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka qenë një ndër qeveritë me numrin më të madh të dikastereve ministrore, 21, si dhe me më shumë se 80 zëvendësministra.