Tahiri i PDK-së e bllokoi mikrofonin në seancë, ngjashëm kishte vepruar Kurti në 2013-ën

Tahiri i PDK-së e bllokoi mikrofonin në seancë, ngjashëm kishte vepruar Kurti në 2013-ën

Deputetët e opozitës kanë dalë para foltores së Kuvendit, duke pamundësuar vijimin e seancës në mënyrë normale.

Gjatë bllokimit të foltores së kuvendit, shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka tërhequr me forcë mikrofonin e foltores, duke pamundësuar që aty të mbahen fjalime.

Ndërsa në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.

Derisa situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më 27 qershor të 2013 kur në Kuvend po mbahej seanca për ratifikimi i projektligjit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Asokohe, Albin Kurti si lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, e kishte penguar mbajjen e senacës duke ia kapur mikrofonin kryeparlamentarit të atëhershëm, Jakup Krasniqit.

Ndiqeni këtë moment në videon më poshtë nga minuta 02:53:

Shpërndaje në: