Tahiri: Shipoli do të ketë më shumë investime, rrugë më të mira dhe mundësi për të rinjtë

Tahiri: Shipoli do të ketë më shumë investime, rrugë më të mira dhe mundësi për të rinjtë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili tashmë ndodhet në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarë në lagjen Shipol, ku u prit nga familja Sadiku, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Tahiri ka theksuar se çdo takim me qytetarët i jep më shumë besim në rrugën që ka zgjedhur, duke premtuar projekte zhvillimore për këtë lagje dhe për gjithë Mitrovicën.

“Sonte në shtëpinë e familjes Sadiku në Shipol. Çdo derë që trokas dhe çdo takim me qytetarë më jep më shumë besim në rrugën tonë. Shipoli do të ketë më shumë investime, rrugë më të mira dhe më shumë mundësi për të rinjtë. Faleminderit familjes Sadiku për mikpritjen dhe mbështetjen!”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në: