Tahiri tregon se si është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri thotë se asnjë qeveri nuk mund të kontrollojë numrin e të prekurve me coronavirus.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është duke u zhvilluar një debat shterpë në nivelin nacional që nga fillimi i pandemisë derisa sipas tij komunat janë duke e bartur luftën ndaj pandemisë.

“E vërteta është se është nuk e ka ndalë qeveria e kaluar rritjen e numrit të rasteve e as që qeveria aktuale nuk e ka shtuar numrin e rasteve. Po të ishte e mundshme që qeveria të kontrollojë numrin e rasteve këtë do ta bënin qeveri të vendeve shumë më të zhvilluara”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Virusi është një armik i padukshëm që vret njerëz. Asnjëri nga ne, asnjë qytetarë i Kosovës dhe askush tjetër në botë sot nuk e ka një vaksinë që do të parandalonte infektimin me coronavirus”.

Tahiri thotë se analizimi i shifrave duhet të lihet në fund të pandemisë.

I pari i Vushtrrisë ka treguar edhe disa detaje në lidhje me rastet e prekura në këtë komunë.

“Në ditën kur në Kosovë janë shpallur zero raste, rastet e Vushtrrisë kanë qenë duke pritur dhe vetëm ditën tjetër janë deklaruar”.

Tahiri thotë se numri i rasteve në Vushtrri është rritur pas festës së Bajramit.

Shpërndaje në: