Takimi i thirrur nga Haradinaj në orën 14:00 – A do të shkojnë Veseli, Limaj e Pacolli

Takimi i thirrur nga Haradinaj në orën 14:00 – A do të shkojnë Veseli, Limaj e Pacolli

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ftuar për ditën e sotme një takim me liderët e partive politike me të cilat ishte në koalicion qeverisës.

Ky takim pritet që të fillojë në orën 14:00 dhe sipas asaj që dihet deri tash i njëjti do të mbahet në zyrën e kryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

Por, akoma nuk dihet saktësisht se a e kanë pranuar të gjithë liderët e partive politike këtë ftesë të Ramush Haradinajt që është edhe kreu i AAK-së.

Një konfirmim zyrtar se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Haradinaj e kanë dhënë Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja.

Por, bashkë me Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin duket se nuk do të jetë edhe lideri i PDK-së Kadri Veseli.

Ndonëse në PDK nuk e kanë konfirmuar ose mohuar pjesëmarrjen e Veselit duket kjo parti e ka refuzuar ftesën e Haradinajt.

Burime të Klan Kosovës thonë se sipas të gjitha gjasave Kadri Veseli që është edhe kryetari i Kuvendit nuk do të shkojë në takimin që e ka thirrur ish-partneri i tij i koalicionit qeverisës.

 

Shpërndaje në: