Targat: Përfundon seanca e Këshillit të Sigurisë në Serbi

Targat: Përfundon seanca e Këshillit të Sigurisë në Serbi

Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas vendosjes së masës sës reciprocitetit ndaj veturave me targa të Serbisë.

Këshilli u kryesua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe në të morrën pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq dhe Aleksandar Vulin, si dhe shefi i shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq dhe drejtori i BIA -s Bratislav Gashiq.

Situata aktuale dhe masat e mundshme që do të marrë Serbia në këtë situatë, për të cilat Vuçiq tha se mbrëmë do të ijenë ekonomike dhe politike, por mbi të gjitha ekonomike, u diskutuan në seancë.

Shpërndaje në: