Tashmë edhe zyrtarisht: Ayman Kari zgjat kontratën me PSG-në

Tashmë edhe zyrtarisht: Ayman Kari zgjat kontratën me PSG-në

Paris Saint-Germaini ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën e mesfushorit Ayman Kari, i cili është vetëm 17 vjeçar.

Ai ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e Ayman Karit. Mesfushori tashmë është i lidhur me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ayman Kari, karrierën e filloi në US Villejuif, derisa ekipit  të rinjve të PSG-së, iu bashkua në moshën 11 vjeçare. Më pas ka luajtur me U17, derisa tani luan si titular me U19.

Ai gjithashtu ka zhvilluar tri paraqitje për Francën U18.

Shpërndaje në: