Tashmë mund të blini jahtin luksoz të bashkëthemeluesit të Microsoft

Periskopi.com Tech & Auto

Nëse ndonjëherë keni dashur të zotëroni një jaht luksoz 414 metra të gjatë, tani mundeni… për 295 milionë euro.

“Octopus” ishte një nga tre superjahtët e bashkëthemeluesit tashmë të ndjerë të Microsoft, Paul Allen.

Jahti luksoz është një nga më të mëdhatë në botë dhe mund të akomodojë 26 të ftuar dhe 63 pjesëtarë të ekuipazhit. Sa i përket madhësisë, ai krahasohet me anijet shkatërruese të Marinës amerikane.

E ndërtuar në vitin 2003 dhe e riparuar këtë vit, “Octopus” ka të gjitha tiparet tipike luksoze – duke përfshirë një pishinë, një xhakuzi, spa, një bar dhe një palestër.

Po ashtu, brenda këtij jahti ka edhe kinema, një sallë pritjeje që ju mundëson të shihni pamjen nënujore, ashensorë dhe një fushë basketbolli.

Nëse keni motor nënujor, makinë apo edhe helikopterë atëherë mund t’i merrni me vete sepse ka vend në jaht.

Pas vdekjes së Allen në 2018, shumë nga sendet e tij me vlerë u shitën, përfshirë aeroplanin më të madh në botë, të zhvilluar nga kompania ajrore e Allen-it Stratolaunch.

Shpërndaje në: