Të arratisurit i thonë gjykatës se Korea e Veriut iu premtoi parajsën në Tokë: Padisin regjimin e Kim Jong-unit

Të arratisurit i thonë gjykatës se Korea e Veriut iu premtoi parajsën në Tokë: Padisin regjimin e Kim Jong-unit

Pesë njerëz që thanë se ishin joshur nga Korea e Veriut dekada më parë si pjesë e një programi të risistemimit i kanë thënë një gjykate në Japoni se atyre iu ishte premtuar “parajsa në Tokë” por iu ishin mohuar të drejtat bazike njerëzore.

Dëshmitë gjyqësore – nga katër koreanë etnikë dhe një grua japoneze – tregojnë se ata po kërkojnë nga 700 mijë euro dëmshpërblim nga regjimi i Kim Jong-unit.

Edhe pse askush nuk beson që Kimi do të paguajë dëmshpërblimin edhe nëse urdhërohet, rasti pritet të theksojë mjerimin e mijëra njerëzve që shkuan për të jetuar në Veri si pjesë e një pgorami të zhvilluar nga shtetet e shoqërive të Kryqit të Kuq dhe të financuar nga Pyongyangu, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

“Nuk presim që Korea e Veriut të pranojë vendimin apo të paguajë dëmet,” tha avokati i njërit prej personave.

Në total, më shumë se 90 mijë banorë etnikë të Koresë në Japoni, kishin shkuar në Kore të Veriut mes viteve 1959 dhe 1984.

Regjimi në Pyongyang, me bekimin e qeverisë japoneze të atëhershme, iu kishte premtuar koreanëve etnikë një jetë të re në parajsën socialiste, me edukim falas, kujdes shëndetësor falas dhe punë e strehim të garantuar.

Në vend të kësaj, ata ishin detyruar të bënin punë manuale dhe të duronin kushte tejet të zorshme të jetesës.

Shpërndaje në: