Të dhënat tregojnë për dalje rekorde në zgjedhjet amerikane: 80 milionë e kryen obligimin qytetar

Të dhënat tregojnë për dalje rekorde në zgjedhjet amerikane: 80 milionë e kryen obligimin qytetar

Më shumë se 245 milionë amerikanë kanë të drejtë vote. Në zgjedhjet e kaluara të vitit 2016, votuan më pak se 140 milionë sosh.

Por, deri ditën e sotme, më shumë se 80 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në zgjedhjet e këtij viti – qoftë me postë apo fizikisht, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Në Teksas, 8,5 milionë njerëz kanë votuar – e kjo bën përafrim me numrin total të zgjedhësve për këtë shtet në vitin 2016.

Në Kaliforni kanë votuar 8,4 milionë njerëz deri tash.

Deri tash në sondazhe po prin kandidati demokrat Joe Biden me një epërsi të thellë ndaj Donald Trump /Periskopi

Shpërndaje në: