Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; mos synoni të merni ngjyrë shpejt!

Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; mos synoni të merni ngjyrë shpejt!

Për të gëzuar plotësisht të gjitha këto përfitime ju duhet të dini se si t’i ekspozoheni me masat e duhura paraprake. Le të shohim disa këshilla të rëndësishme për rrezitjen.

1) Ekspozim gradual

Mos e ekspozoni veten shumë gjatë në dy ose tre ditët e para. Në fillim, mos merrni më shumë se tre të katërtat e një ore rreze në ditë (20 minuta në diellin e fortë). Përtej këtij kufiri, nuk prodhohet melaninë tjetër.
Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës që vihet menjëherë në dispozicion, por është e destinuar të zhduket shpejt. Vetëm pas një jave apo më shumë, fillon të formohet ngjyrë e qëndrueshme.
Këshillë: pas ditëve të para, kohëzgjatja e ekspozimit mund të rritet gradualisht, pa harruar sigurisht mbrojtjen e duhur.

2) Mbrojtja
Qoftë në varësi të fototipit (lëkurës, flokëve, syve), klimës, sezonit apo qëndrimit, nëse keni dyshime zgjedhni një mbrojtje të lartë.
Këshilla: aplikoni produktet solare para se të dilni, që nga mëngjesi, dhe rinovoni aplikimin shpesh, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi të zgjatur. Aplikoni produktin solar edhe në lëkurë të errët dhe nëse tashmë keni një ngjyrë të bukur, ndoshta duke reduktuar faktorin e mbrojtjes.

3) Kohët dhe oraret
Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 15:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij ( dhe rreziku i dëmtimit të lëkurës!), nëse nuk doni të bëni pa të, mbrojeni veten me produkte me një faktor të lartë mbrojtës.
Këshilla: mos i ekspozoni fëmijët nën moshën 3 vjeç në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv (në fund të fundit, ata nuk duhet të tregojnë ngjyrën e tyre tek kolegët e tyre kur të kthehen!). Në të vërtetë, lëkura mban gjurmët e të gjitha rrezeve të marra gjatë fëmijërisë dhe si pasojë sa më e madhe sasia, aq më i madh është rreziku i paraqitjes së tumoreve në moshë madhore.

4) Nuk ka parfume në diell
Për të parandaluar sensibilizimin e lëkurës dhe reagimet alergjike nga rrezitjet, mos vendosni parfume ose ujëra për trupin me bazë alkooli para se të ekspozoni veten në diell. Nëse po merrni medikamente këshillohuni me mjekun tuaj.

5) Lëvizja
Këshilla: bëj banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, rrezatimi diellor shpërndahet homogjenisht në të gjithë trupin, metabolizmi mbetet aktiv dhe nxirja juaj do të jetë uniforme.

6) Rreze nuk marrin vetëm në plazh
Nëse vendosni të qëndroni jashtë për një udhëtim me biçikletë, një shëtitje, sport ujor ose ndonjë aktivitet tjetër, gjithmonë është e këshillueshme që të mbroni veten me një trajtim me kremra solarë.
Këshilla: kushtojini vëmendje rrethanave që rrisin rrezikun ose zvogëlojnë perceptimin e rrezikut, si lartësia, qielli me re, sipërfaqet reflektuese (bora, rëra, uji), era e freskët.

7) Mbrojtja në të gjitha mënyrat
Dielli nuk sjell vetëm nxirjen në lëkurë: mund të jetë i dëmshëm për sytë.
Këshillë: vishni kapele dhe syze dielli me lente të miratuara, të cilat mund të filtrojnë UVA dhe UVB (etiketa CE). Mbroni fëmijët me një t-shirt të thatë: një t-shirt I lagësht nuk I filtron rrezet UV.

8) Thahuni
Efekti pasqyrues i pikave favorizon goditjen e diellit dhe zvogëlon efektshmërinë e produkteve mbrojtëse edhe nëse reziston ndaj ujit dhe mund të nxisë djegien nga dielli dhe dehidratimin. Pra, është mirë të thaheni tërësisht pas çdo dushi për të marrë një nxirje pa probleme.

9) Në fund të ditës
Bëni një dush me ujë të freskët për të hequr gjurmët e kripës së detit (ose klorin nëse keni qenë në pishinë). Përfundoni duke përdorur më pas një produkt pasekspozimi(doposole): pas ekspozimit, lëkura duhet të hidratohet gjithmonë për ta mbajtur atë elastike dhe për të mbajtur ngjyren më gjatë.
Këshillë: kujdesuni për flokët duke I trajtuar dhe mbrojtur me produkte të përshtatshme

10) Kujdes ndaj dietës
Nuk duhen lënë pas dore edhe këshillat ushqyese për një rrezitje të përkryer.
Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë..
Pini shumë ujë dhe shpesh. Dielli dehidraton trupin tonë thellë.
Këshilla: kushtojini vëmendje të moshuarve, të cilët kanë një ndjenjë të etjes së reduktuar dhe fëmijëve të vegjël, të cilët kanë nevojë për më shumë ujë dhe rregullim më pak efektiv të temperaturës së trupit.

Shpërndaje në: