Të këqijat e kanë ‘kapur për fyti’ Barcelonën: Mbetet edhe pa sponsor nga sezoni i ardhshëm, largohet Rakuten

Të këqijat e kanë ‘kapur për fyti’ Barcelonën: Mbetet edhe pa sponsor nga sezoni i ardhshëm, largohet Rakuten

Kompania japoneze “Rakuten” ka marrë vendimin për të mos vazhduar bashkëpunimin me Barçën, kështu që klubi katalan ka filluar një proces për të gjetur një sponsor tjetër për sezonin e ardhshëm.

Rakuten nënshkroi rinovimin e kontratës me Barcelonën në tetor 2020, një marrëdhënie që filloi në vitin 2017. Kjo kompani pagoi 55 milionë euro në katër sezonet e para, por për të fundit e uli shifrën në 30 milionë për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Kontrata aktuale përfundon në fund të këtij sezoni.

Opsionet për të gjetur një sponsor të fuqishëm nuk i mungojnë Barçës, edhe pse mungesa e Messit me siguri do të ndikojë në ofertë.

Bordi i ri drejtues i Barcelonës duhet të shumëfishojë përpjekjet në aspektet komerciale, pasi krahu i fanellës kërkon gjithashtu një sponsor të ri (ishte Beko), sikurse stadiumi, që duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Puna dhe vetëm puna është fjalia që përdor Joan Laporta. Klubi duhet të arrijë nivelin e të ardhurave që kishte para pandemisë, e cila ishte afër një miliard euro.

Shpërndaje në: