Të panjohurit nga Sllovenia turpërojnë Conten dhe Tottenhamin, Spurs në prag të eleminimit në grupe

Të panjohurit nga Sllovenia turpërojnë Conten dhe Tottenhamin, Spurs në prag të eleminimit në grupe

Tottenham shembet në mënyrë sensacionale në Conference League dhe ka gjasa të largohet që në grupe.

Në javën e pestë, të besuarit e Antonio Contes mposhten 2-1 në fushën e modestes Mura, që kaloi në avantazh në start me golin e Horvat.

Spurs, me dhjetë lojtarë që nga minuta e 32 për shkak të kartonit të kuq të Sessegnon, barazuan në pjesën e dytë me Kane, por u dorëzuan në minutën e 94 nga kundërsulmi i Marosas. Kundër Rennes (tashmë i pari) do të luajnë shansin për të qëndruar në Evropë.

Turpërohet Antonio Conte që mundet 2-1 në fushën e Muras, që kishte humbur gjithmonë deri në këtë ndeshje, por mund ti ketë dhënë goditjen eleminuese tani anglezëve. Sllovenët befasuan Spurs në minutën e 11′, kur Horvat dribloi Sanchezin me një finte, duke mos i lënë më pas asnjë mundësi Gollinit.

Spurs reaguan por shpërdoruan me Gil dhe në minutën e 32 mbetën me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Sessegnon, i cili mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të pakujdesshme. Pavarësisht inferioritetit numerik, Tottenham në pjesën e dytë shënoi 1-1 në minutën e 72 me goditjen e Kane në sugjerimin e Lucas Moura.

Britanikët kërkuan suksesin dhe u shtynë përpara, duke lënë hapësira në kundërsulm. Në të 94′ Marosa shfrytëzoi rastin për t’u arratisur dhe ndëshkoi Gollinin me një goditje të devijuar edhe nga ndërhyrja e një mbrojtësi.

Tani skuadra e Contes do të luajë për vendin e dytë (i vlefshëm për play off kundër një nga të tretat e Europa League) kundër Rennes, i cili aritmetikisht është i pari dhe u kualifikua me 3-3 ndaj Vitesse. Holandezët kanë të njëjtat pikë me Tottenhamin dhe do të luajnë në shtëpi ndaj Muras.

Group E Europa Conference League
Maccabi Haifa 0-1 Union Berlin
Slavia Prague 2-2 Feyenoord
Group F Europa Conference League
Lincoln Red Imps FC 0-4 FC Copenhagen
Slovan Bratislava 0-0 PAOK FC
Group G Europa Conference League
Mura 2-1 Tottenham Hotspur
Rennes 3-3 Vitesse
Group H Europa Conference League
Kairat Almaty 2-3 Basel
Qarabag FK 2 -2 Omonia Nicosia

Shpërndaje në: