Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë, dyshohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë, dyshohet për disa të plagosur

Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë qëlluar nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë.

Sipas mediave të huaja, ata po këshillojnë këdo brenda qendrës tregtare që të qëndrojë brenda dhe të presë ndihmë, dhe kanë paralajmëruar të tjerët të qëndrojnë larg.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër tregtare.

Policia e Kopenhagës thotë se oficerët e tyre tani janë të pranishëm “në një numër të madh” në qendër.

Nuk dihet ende se sa persona mund të jenë vrarë apo plagosur.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe aty kanë mbërritur ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.

Pak minuta më vonë, policia ka thënë se një person ishte arrestuar në lidhje me të shtënat.

Shpërndaje në: