Teknikat që ju ndihmojnë për të eksituar meshkujt

Teknikat që ju ndihmojnë për të eksituar meshkujt

Përveç aspektit seksual, ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të eksitojnë meshkujt.

Kënga e preferuar – Nuk është me rëndësi cila është, nëse e dini këtë sekret atëherë jeni në avantazh.

Aroma e parfumit tuaj – Sigurohuni që sapo të ndjejë aromën e parfumit tuaj, t’i paraqiten mendime erotike.

Imazhi i tij nudo në pasyqrë – Shikimi në trupin tonë lakuriq është eksitues, veçanërisht nëse keni mendim pozitiv për të.

Fustani i kuq – Ngjyra e kuqe nuk është pa shkas ngjyra e dashurisë, madje edhe studimet kanë treguar se ngjyra e kuqe nxit eksitim…

Gudulisja në shtrat – Gudulisja bie në kategorinë fetish të shumë njerëzve dhe shumë shpejtë mund të ju disponojë dhe relaksojë.

Gërvishtja e shpinës tuaj – Edhe kjo bie në grupin fetish, madje ka edhe emërimin e vet – akarofilia.

Çarçafë të pastër – Një studim britanik zbuloi se si femrat dhe meshkujt eksitohen nga mbulesat e pastra të shtratit.

Frika – Të kuptohemi, frika në vetvete nuk shkakton eksitim, mirëpo eksitimi fiziologjik dhe frika kanë shumë elemente të përbashkëta, ju duhet shumë pak që eksitimi të zëvendësojë frikën.

Veshja e këmishës së tij – Për arsye të panjohura, partnerit tuaj i pëlqen kur në trup keni vetëm këmishën e tij.

Të luash në instrument muzikor – Muzikantet janë seksi dhe interpretimi me cilindo instrument për një moment do të zgjojë interesimin e tij për ju.

Shpërndaje në: