Ten Hag mban shpresat gjallë: Ronaldo mund të fillojë të dielën

Ten Hag mban shpresat gjallë: Ronaldo mund të fillojë të dielën

Trajneri i Man United, Erik ten Hag ka bërë të ditur se Ronaldo mund të jetë titullar në ndeshjen e së dielës në Premierligë.

United luan ndeshjen e parë në Premierligë kundër Brightonit me fillim nga ora 15:00, shkruan Periskopi.

Tekniku tha se është i lumtur që Ronaldo është me ta dhe se të dielën mund të fillojë.

“Jam i lumtur që ai është me ne. Manchester United ka një sulmues të nivelit të lartë. Ai është me ne në ekip”, tha ten Hag.

Kurse, në pyetjen se a do të jetë Ronaldo titullar në ndeshjen e parë të sezonit, trajneri i Man Unitedit tha: “Do ta shihni të dielën”.

Shpërndaje në: