Tërmet i fuqshëm 7 shkallësh godet Meksikën

Tërmet i fuqshëm 7 shkallësh godet Meksikën

Një tërmet tepër i fuqishëm ka goditur jug-perëndimin e Meksikës afër resortit turistik të Akapulkos, duke e vrarë të paktën një person që u shtyp nga një shtyllë që i ra në kokë.

Ky tërmet ka shkaktuar edhe rënien e gurëve dhe ka dëmtuar shumë ndërtesa, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

USGS-ja e famshme amerikane ka deklaruar që tërmeti ishte 7.0 shkallë të rihterit.

Tërmeti dridhi edhe kodrat rreth resortit, duke rrëzuar një varg pemësh të larta.

“Dëgjuam zhurmë të madhe nga ndërtesat, zhurmë nga dritaret, gjëra që binin brenda shtëpisë, rryma që u ndal,” tha Sergio Flores, banor në Acapulco.

“Dëgjuam ujin që rridhte, ujin që shkoi në pushinë dhe njerëz që çirreshin, njerëz shumë nervozë,2 vazhdoi ai.

Qendra për paralajmërimin e cunameve ka lëshuar një alarm pas tërmetit por më pas përditësoi lajmërimin duke thënë se kërcënimi kishte kaluar.

Presidenti meksikan AMLO [Andres Manuel Lopez Obrador] deklaroi se tërmeti s’kishte shkaktuar dëme të mëdha. /Periskopi

Shpërndaje në: