Thaçi: Ja pse u tmerrova në Berlin

Thaçi: Ja pse u tmerrova në Berlin

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në emisionin Open tha se ishte tmerruar në Berlin pasi krerët europianë nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me planin e bisedimeve për Kosovën.

Sipas Thaçit, nuk mundet të ketë zgjidhje të krizave në Ballkan dhe në Kosovë pa pjesëmarrjen e SHBA-ve.

Presidenti i Kosovës ka komentuar sërish edhe deklaratat për moskoordim me SHBA-në.

“Ne zhvilluam takim me ambasadorin amerikan në Berlin dhe me Mogherinin dhe nga këto takime ishte e qartë që me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin koordinuar. Pa koordinim me SHBA-në, nuk mund të ketë as marrëveshje. Pa koordinim me SHBA-në nuk ka mundur të ndodh asgjë me rëndësi në rajonin tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se para dhe pas çdo takimi në Bruksel, gjithmonë ka pasur konsultime me SHBA-në.

Thaçi gjithashtu tha se në Samitin e Berlinit nuk është hapur apo mbyllur asnjë version për Kosovën, por është diskutuar mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në: